top of page
Search

Niveli i riskut për vonesat në projektet e ndërtimit në Shqipëri

Njohje me autorët

Ndërsa Grafikët e punimeve përgatiten në mënyrë joprofesionele dhe Critical Path apo PERT thjesht paraqitet me të kuqe dhe nuk analizohet as risku i projekteve të ndërtimit nga kompanitë shqiptare, vendosëm të përgatisnim këtë artikull në fushën e ndërtimit. Përfundimi në kohë i projektit është një katalizator i rëndësishëm jo vetëm në fitimet e një oganizate apo kompanie, por edhe të zhvillimit të vendit. Padyshim një rol të rëndësishëm në këtë luan vlerësimi i riskut te projektit.

Vlerësimi i riskut për projektin në Shqipëri nuk kryhet mbi baza shkencore dhe është një hap që nuk njihet apo anashkalohet. Kjo gjë kryhet në mënyrë formale vetëm për sigurinë në punë, por jo për elementë të tjerë.

Si specialiste të fushës së ndërtimit e pamë të nevojshme të studionim faktorët kryesorë që ndikojnë në vonesat e projekteve të ndërtimit. Synimi i këtij artikulli studimor është në fund të fundit të arrijmë në një konkluzion dhe të nxisim për masat që mund të marrin kompanitë e ndërtimit apo institucionet publike, në mënyrë që të minimizojmë sa të mundemi vonesat. Pra, duke identifikuar faktorët dhe renditjen e tyre, kompanitë dhe institucionet ndoshta mund ta kenë më të lehtë për të marrë masa. Gjithsesi, kjo mbetet një fillim me shpresë të sensibilizimit të organizatave dhe kompanive për studime të tilla të ngjashme.

Autorët:

Tanush Çaushi – Msc Inxhinier Strukturist & Master Disaster Risk Management

Anxhela Qyshka – Msc Inxhinieri Ndërtimi











Faktoret kryesorë në vonesa

Bazuar në shumë studime shkencore botërore, disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në vonesat e projekteve të ndërtimit janë:

- Ndryshimet në projekt në fazën e zbatimit

- Vonesat në pagesa

- Menaxhimi i dobët

- Planifikimi jo i saktë

- Vonesat në ardhjen e materialeve

- Eksperienca jo e mjaftueshme e kontraktorit

- Projekti jo cilësor

- Vështirësitë financiare të ndërtuesit

- Kushtet e paparashikuara gjeologjike

- Lejet e ndryshme dhe autorizimet

- Kushtet atmosferike

- Vendimarrja e ngadaltë

- Rendimenti i ulët i fuqisë punëtore

- Vonesat në tenderimin e objekteve

- Vonesat në shpronësim


Rasti i Shqipërisë

Bazuar në këta faktorë ne kemi kryer një vlerësim risku për rastin e Shqipërisë bazuar në Metodën Qualitative dhe matricën e riskut. Thelbi i vlerësimit është të përcaktojmë shkallën e riskut të vonesës së projektit për rastin e projekteve të ndërtimit. Ne kemi marrë parasysh 15 faktorë për vlerësimin e vonesës në ndërtim. Në bazë të këtyre faktorëve kemi kryer vlerësimin e riskut dhe probabilitetin e ndodhjes.

Konkluzione

Pas vlerësimit të nivelit të riskut për projektet e ndërtimit në Shqipëri, vlera doli 116.

Niveli i Riskut që të kemi vonesa konsiderohet i lartë me një shpeshtësi ndodhjeje të lartë.

Kështu, në vend të parë janë faktorë të tillë që ndikojnë në vonesa si: vonesat në tenderim, vonesat në shpronësim, vonesat në ardhjen e materialeve. Vonesat në pagesa dhe ndryshimet në projekt si dhe menaxhimi dhe planifikimi i dobët janë faktorë gjithashtu të rëndësishëm në vend të tretë.

Sidoqoftë, ne sugjerojmë që vlerësimi i riskut të një projekti të kryhet nga kompanitë dhe institucionet shqiptare.

Kommentare


bottom of page