Poezi
Titulli: Njatjeta Thesaloniki
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
Njatjeta Thesaloniki!
qytet që s’fle
kur shkëlqimin e dritave merr hëna
magjinë e perëndimit lë dielli.
Lërmë njëzetë e katër orë
të jem e jotja
siç dua unë
e siç do ti.
Me çiftetelin e buzuqeve nëpër natë
nga puthja e buzëve
të skuqen trëndafilat.
Unë e dehura,pranoj se jam e jotja
ashtu... mes aromës së parfumeve
mes akustikës e përlotur
hedh vallen greke mbi tryezë.
Eh..... ç’i hedh këmbët
përplas duart mes petaleve
sa të gjithë të ndalin pijen
të shohin të çuditur......
Si unë nomadja e marrë
jam e gjitha për një moment
e jotja..... vetëm e jotja
trup e shpirt...
Ngre dolli për ty
ej...... ej...bekuar Thesaloniki
je dita e nata, që s’fle
liman me reflekse parajse
Njatjeta Thesaloniki!
Shkruar..... poezia me foton
4/9/2004
Selanik
Greqi
Comments