top of page
Search

Një dëshmi .... TË REFLEKTOJMËN....Doktoresha: Albana Myftiu

Njeri del nga shtepia, vesh atletet dhe fillon te vrapoje. Trupi rinohet e mendja e lire. Kur sheh nje tjeter nga larg, modifikon rrugen per ta evituar dhe per te mbajtur edhe distancen e sigurise. Koha eshte e bukur, dielli i ngrohte dhe ajri i fresket. Gjithcka eshte perfekte.

Pastaj ajo gropa, e mbuluar nga bari, i hyn brenda kemba e djathte, kavilja perdridhet, aq shume sa i ben “krak”. I fryhet shume, dhimbje e madhe, e papershkrueshme.

Mezi shkon ne shtepi, heq atletet e corapet. Kavilja pervec se eshte e fryre ka edhe nje fare ngjyre.

Cfare te beje? Dhimbja shtohet. Ndihet nje m.. por i duhet te therrase 118, urgjencen dhe me gjithe momentin e veshtire ambulanca mberrin shpejt. Vullnetaret, te mbyllur ne tutat hermetike, flasin pak pas maskave dhe e ngjisin ne ambulance. Ai ndihet nje m.. dhe ata nuk bejne gje qe ai te ndihet ndryshe. Ne urgjence bejne ate qe duhet te behet, radiografine, analizat.


Ndersa pret ndihet nje m...dhe askush nuk ben gje qe ai te ndihet ndryshe, bile edhe vetem veshtrimet kontribuojne per kete.

Mberrijne pergjigjia e radiografive dhe nuk ka surpriza. Sic kishte parashikuar edhe mjeku, kishte frakture. Ndersa ia vendosin ne allçi ai ndihet nje m... dhe askush nuk ben gje qe te ndihet ai ndryshe, bile infermierja qe po i mban kemben qe i dhemb ne shpirt, i duket si nje shtrige. Pastaj dalin pergjigjet e analizave dhe ketu ka nje surprize:

PACIENTI ESHTE POZITIV NDAJ COVID-19 ne kushte pa simptomatologji.


I permbyset bota bashke me nje mal me m.... Alarm i kuq. Reparti i urgjences duhet izoluar dhe te behet i paperdorshem, ndersa gjithe personeli mjek, infermier, sanitar, paramjeksor ne karantine. Kaos total dhe situate dramatike. Ai ndihet nje m... dhe askush nuk ben te kunderten per t u ndjere mire ai. Bile ne kor i drejtohen

- JE NJE M... I VERTETE! Edhe une dua te dal te vrapoj por UNE RRI NE SHTEPI!

Commenti


bottom of page