Nga Nashi Brooker
Kjo fotografi te dergon mbrapa ne kohe. Me sjell ne mendje pafajesine e femijeve te kohes se diktatures.
Te sjell ne mendje dyqanet bosh, apo me disa sende veshmbathje. Dyqanet e bukes neper fshatra ku miu shetiste lirshem ne ato rafte te zbrazta, te pastruara as edhe njehere te vetme.
Ato dritare te vogla ku duar te vrara nga puna shtriheshin njeherazi, per te blere ate te zezen buke misri apo gruri.
Duar te plasaritura nga te ftohtit dhe puna ne kooperativat socialiste. Duar te cilat edhe unazat me te bukura tek grate, ishin te mbuluara pjeserisht me dheun socialist, me vrugun e duhanit, me papastertit e asaj jete "te paster" stolisur me emrin socializem. Duar te palara te femijeve ku pislleku ishte mbi duar, mes gishtave, tek kycja e dores, ne qafe, rreze vesheve, dhe floke te palare qe dukeshin sikur u kishe hedhur miell gruri.
Edhe vizorja e mesuesve mbi gishta dhe duar te palara nuk e ndryshonte fatin e tyre te mjere. Nuk mbaj mend qe mesuesit te shihnin kembet e femijeve te cilet vishnin opinga golici. Nese do kishin pare do shpenzonin kohe me shume te rrihnin femijet per kembet e palara dhe te mbajtura ne golice. Por, cdo mengjes pionieret e Enverit do betoheshin se ishin per te gati kurdohere!
Por nuk eshte vetem kaq jo! Keta djem aty duket se dikush e ka marre dhe u ka thene se do jene ne foto. I pari nga e majta ka opinga ose golice quheshin. Ishin me sa di une opinga gome ku mbertheheshin me tela dhe me gozhde te vogla. Ato te mbanin akull. Uji hynte sic hynte i ftohti.
Por nuk "vdisnin". Ketu ishte qellimi i femijes se koperatives socialiste te jetonte ne minimumin sa me te vogel te mundur.
Gezimi per te ishte i ndaluar, fjalen lumturi as nuk ia dinte kuptimin le pastaj te kerkonte ta perjetonte. Ndoshta lumturit ishin te privuar per "borgjezet e krijuar nga socializmi" ata ne bllok, ata me pastruese ne shtepi, ato ku flisnin per klasen punetore por vet jetonin, atje ku ishte tregu plot por jo per ata femije te revolucionit per te cilet dhe opingat ishin "privilegj".
Mbaj mend qe shihja me opinga golicje ne dekadat e 70-80-s burra te moshuar, te rinj, gra, te cdo moshe, dhe femij te te cdo moshe. Njeri nga vellezerit e mi, ku sipas tim eti "nuk kujdesej" per opingat i blinte opinga golice. Por vellai im rebel nje dite i dogji ne zjarre ato djalle opinge. Dicka per te qeshur ne familje se jeta edhe ne shpella ka humor njerezor.
Mendoj dhe perfyturoj nje vajze te re me golice, ku edhe me finese te ishte vetem golicet e benin te fshihej. E njejta gje per djemte e rinj te cilet edhe ata dashuroheshin, por me cfare me golice apo opinga te grisura! I kam te gjitha pamjet nder sy sikur po i shoh sot. Vajza te reja, gra te reja , nena te cilat ecnin zbathur, punonin zbathur, femij qe ndiqnin bageti neper ferra, gure zbathur.
Comments