top of page
Search

NJË TJETËR AMAZONË SHQIPTARE / Opinion / nga Hamit Taka

Kombi ynë gjithmonë ka patur femra të mirënjohura edhe tej kufijve të trojeve shqiptare të cilat dëshiron t’i quaj “Amazona shqiptare”.

Deri nga fundi i shekullit XX mund të përmendnim, sipas epokave historike, Teutën, Laskarina Bubulinën, Dora D’Istria-n, Nënë Terezën, më e njohura në mbarë planetin…


Enkeleda Kosova

Ndërsa mund të themë me plot gojën se nuk numërohen më me gishta femrat shqiptare, të cilat janë bërë jo vetëm të njohura, por edhe të famshme në botën e qytetëruar gjatë 30 viteve të fundit. Në një shkrim modest, se edhe nuk është ky qëllimi, mund të përmëndim disa: politikanen Arbëri Kokalari, eurodeputete; shkencëtaren fizikane, Klejda Bega; sopranot Inva Mula e Ermonela Jaho; këngëtaret Ana Oksa, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi, Bebe Rexha, Kristinë Kelmendi në SHBA… aktoret Eliza Dushku, Arta Dobroshi… modelet Eda Zari, Emina Çumanaj, Vildane Zeneli në SHBA e sa të tjera të njohura e më pak të njohura.




Objekti i këtij shkrimi është një tjetër amazonë shqiptare, e cila po bën emër në shtetin matanë detit, si thuhet ndryshe, një yll në ngjitje. Eshtë kënaqësi e veçantë të shkruash për artisten e madhe shqiptare Enkeleda Kosova, e cila ka emigruar në moshë mjaft të re në Itali, për tu rritur në fushën e kulturës, artit dhe të kinemasë. Me plot bindje Enkeleda thotë se nuk i frigohet konkurencës artistike, kjo tregon se edhe më tej gjaku i arbërit debuton me shumë cilësi dhe suksese, të cilat na lartësojnë si popull.

Enkeleda jeton prej 18 vjetësh në Romë, kryeqyteti Italian, ku ka ndjekur disa studime: akademi evropiane dy vjeçare të teatrit dhe kinemasë, dy mastera dhe shumë skena filmike, seminare, punëtori, me vlerësimin përfundimtar 100 nga 110. Me pak fjalë, nuk ndalet asnjëherë të azhurnojë veten në studiot e filmit. Ajo deklaron se zgjodhi Italinë sepse i do italianët, e do gjuhën e mrekullueshme italiane, për të cilën në universitetin "Qyteti i Vatikanit" u vlerësua me një maksimum prej 30 notash. Ndërsa në Festivalin e Filmit në Sezze Enkeleda u vlerësua aktorja më e mirë shqiptare dhe më pas mori një çmim të dytë të veçantë për karrierë.


Jetën intelektuale dhe artistike të saj në Itali Enkeleda e ka shpalosur edhe në intervistat e shumta në mediat italiane, siç janë ajo me Alfonso Chiarenza për revistën Mondospettacolo apo me Mariana Pignatelli për RIVISTE NAZIONALE & INTERNAZIONAL di MODA SPETTACOLO TV E GOSSIP, në të cilat Enkeleda prezantohet si aktore shqiptare. Ajo deri tani ka fituar çmimin oskar për aktorët shqiptarë në Itali dhe mjaft çmime si top modele në sfilatat më të njohura italiane.

Pyetjes: Për “dreamendrra juaj në sirtar?” Enkeleda i përgjigjet: Dreamwndrra ime e vetme ishte të bëhesha një aktore e famshme dhe kjo ëndërr u realizua 9 vjet më parë, duke filluar që nga hapat e parë, nga kurset e para të diktacionit dhe aktrimit. Por e gjithë kjo ndodhi sepse unë linda për t'u bërë aktore, bëra gjithçka për të arritur në atë që jam sot dhe kur shkoj në skenë apo sheshxhirime, ku më duhet të luaj rolin e besuar, përpiqem të jemë vetvetja dhe sa më e besueshme. Kur luaj, unë vë shpirtin tim dhe i bashkohem personazhit ..



Për përparësitë e saj Enkeleda në një intervistë përgjigjet se janë të shumta dhe që nga lindja ajo di vetëm të buzëqeshë dhe të marrë gjithçka në anën e pozitivitetit. “Unë jam një femër shumë e sinqertë, e ndjeshme, shumë e sjellshme, jam një nënë shumë e kujdesshme për djalin tim, jam një person me zemër të madhe, shumë bujare, e cila mendon vetëm të bëj mirë dhe të ndihmojë të gjithë pa dallim. Po aq Enkeleda njihet edhe si një veprimtare e madhe për të drejtat e kafshëve.


Nga ana tjetër Enkeleda njihet edhe si një femër shumë modeste. Të gjithë kemi të meta në këtë botë, thotë ajo, por të paktën nuk i vërej të metat e mia dhe jam mirë, kështu që gjëja më e rëndësishme është të mos lëndosh njeri dhe të jesh në gjendje të respektosh dhe të duash të tjerët.


Sa për karrierën time duhet të them që kam qenë edhe me fat, siç kam qenë edhe aktore e shkëlqyer për të gjithë, por gjithmonë përpiqem të dëgjoj dhe të ndjek hapat e aktorëve dhe regjisorëve më të mëdhenj italianë, për të cilët kam një vlerësim të madh. I njoh aftësitë e tyre . Për fat të mirë kam qenë gjithmonë protagonist apo bashkë-yll në film dhe filma të shkurtër në të cilët kam marrë pjesë.


Të bën përshtypje kur Enkeleda në bashkëbisedime shqetësohet edhe për edukimin e përparimin e fëmijëve shqiptarë. Ajo këshillon fëmijët e të rinjtë që nuk kanë fort dëshirë të studiojnë: Studimi është kulturë, është jetë, është pasuri e vetvetes dhe e mira e kombit, si dhe në çdo aspekt tjetër të jetës. Eshtë ilaçi që të mban gjallë shpirtin e mëndjen dhe parandalon shumë sëmundjen mendore që shfaqen gjatë periudhës së avancuar, si Demenza e Alzheimer. Kur flas për adoleshentët dhe të rinjtë, flas edhe për djalin tim, thotë ajo.


Enkeleda ka imagjinatën e thellë, ka talentin, sensin, ka bukurinë e rrallë, shkathtësinë, gjindshmërinë si dhe të gjitha vlerat tjera, të aftësive artistike intelektuale të artistëve të mëdhej, që i duhen artit bashkëkohor. Prandaj Enkeleda është duke korrur shumë suksese dhe duke marë shumë çmime me vlera të larta artistike, në Itali dhe jashta Italisë. Natyrisht ne shqiptarët gëzohemi që midis Europës, kemi një ambasadore të kulturës tonë kombëtare si Enkeleda Kosova.

Vlerat dhe sukseset e kësaja artisteje kaq të mëdha, e nderojnë kombin, hiostorinë e artit, kulturën dhe traditën tonë si popull


Hamit Taka

Comments


bottom of page