top of page
Search

Njeriu dhe ustai i mirë MITAT DULE

Nga Pajtim Çaushi

Mitati s'ishte per te ikur kur u largua nga ne se qe ende i ri, por njeriu nuk e ka jeten ne dore. Ajo ka tekat e saj, vjen dhe ikën kur të dojë. Jeta eshte deti dhe ne jemi gjallesat e tij. Vdekja eshte rrjeta e peshkatarit qe kap cilin të mund. a. Fëmijë mes femijëve të Piratit Mitati lindi nga Avduli dhe Remzua, njerëz të urtë e të zotët e punës. Ishte familje e madhe me shume djem e vajza.

Familje e madhe ne kohen e femijërisë së Mitatit (Tates) do të thoshte varfëri. Femijë të uritur të socializmit, i quante Ruhan Omeri vocrrakët e kohës se kooperativave bujqesore. Ruhani qe tipi i intelektualit të lindur dhe që u dënua nga regjimi monist. Në atë periudhe lagja jonë, Pirati kishte shumë femije.

Pas shkolle mblidheshim e loznim bashkë lojëra të ndryshme. Mes nesh edhe Mitati, nje djale i qeshur, esmer, i qete dhe mirekuptues. Nuk mbaj mend ne ato vite që Tatja gjate lojerave te jete grindur ndonjehere me asnje nga ne. Ai nuk ia prishte askujt dhe nuk nxehej kurre. b. Që i vogël maleve e fushave Nuk mundi te vijonte shkollen. Jo se i mungonte vullneti dhe zgjuaresia, por nuk i kishte mundësite ekonomike per te vazhduar tej klases se shtate (arsimin e detyruar). Vellezerit dhe motrat më të vegjel duhet te ushqeheshin dhe vetem me punen e xha Avdulit s'mund te sigurohej ekzistenca te pakten e ushqimit dhe veshjes.. Mitati punoi ne kooperative atje ku i thoshnin. Ende femije, beri punen e bujkut dhe blektorit. Punonte kokulur e fjalen dy nuk ia bente asnjerit.

c. Usta Tatja Dikur, dikush nga të pushtetit, deshi dhe e dërgoi si punëtor pas marangozëve të kooperativës. Kjo u bë pika e kthesës në jetën e Tates së vogël. Ai, si fëmijë i zgjuar që ishte, e mësoi shpejt zanatin e marangozit. Me sjelljen dhe zotësinë e tij, mundi tw bwhej usta i njohur dhe i kwrkuar në krahinë. Të tillë e bëri jo vetëm aftësia si zanatci por edhe korrektesa dhe sjellja e tij tepër njerëzore. d. Prind i dashur, i qetë e gojëmbël Ndonëse nuk patën fëmijë biologjik të vetin, Taten dhe Lulin (bashkëshorten e tij shembullore ne gjithcka) i bëri të tillë Bledi, djali i Vullnetit, vëllait të Mitatit.

Në mirëkuptim të plotë, Vullneti dhe e shoqja, Refeja, ranë dakort që djalin e tyre ta rriste dhe ta mbante si djalin e vete Mitati nga që nuk kishte fëmi.

Ashtu u bë. Bledi që foshnjë u rrit dhe u edukua në shtëpinë e xhaxhait të tij Mitat Dules.

Është e kotë të flasësh se si dhe sa u kujdes ai dhe Luli për mirërritjen e Bledit. Kushdo nga ne të lagjes e di mirë se kujdesi ishte maksimal dhe Bledi u rrit i shëndetshëm, i edukuar dhe njerëzor, njëlloj si ata që u kujdeswn vazhdimisht për atë. I paharruar qoftë kujtimi i njeriut dhe ustait të mirë Mitat Dule.




Comments


bottom of page