Nga Endiza Dema
Ajo ditë nisi me diell, në ajër qarkullonte një ngrohtësi pranverore dhe të gjithë anëtarët e shoqatës "Jeto përsëri" që ishin ftuar të merrnin pjesë në takimin, që do zhvillohej në qytetin e bukur të Vlorës, kishin nisur përgatitjet për udhëtimin. Vinin nga qytete të ndryshme të vendet dhe më në fund mezi prisnin të takoheshin. Dalë nga dalë, një nga një u grumbulluan tek hotel Bologna, në qytetin e Vlorës ku do të kalonin natën. Ishin shumë të emocionuar dhe plot me dëshirë për të shijuar ato momente. Më në fund do kalonin një fundjavë ndryshe duke dalë nga rutina e përditëshme mbushur me sfida ditore.
Organizatorët, Efti, Arjani, Denisa, Xhovana, prisnin t'i takonin të gjithë dhe të përshëndeteshin me ta përzemërsisht. Që nga grupet e para që mbërritën, filloi hareja dhe përshëndetjet e ngrohta. Dikush hidhte batuta, dikush tjetër uronte mbarësi dhe lëshonte grupe fjalësh pozitive dhe inkurajuese për të gjithë. Efti nikoqirja shkonte e vinte në ambientet e hotelin si për të kontrolluar nëse gjithcka shkonte mirë. Ishte munduar aq shumë të realizonte këtë takim. Përgjegjen e punës së saj të palodhur e merrte nga sytë falënderues të së bijës Denisës, që dukej sikur i thoshte "Faleminderit mami" dhe ajo rendte edhe më shumë dhe mundohej edhe më me dëshirë që të përmbushte realizim e programit të menduar.
Gjithcka ishte shumë e goditur. Ditë e bukur, rreze dielli, buzë detit që atë ditë ishte goxha i qetë e të dukej sikur të ftonte të bëje një hedhje për tu freskuar nga nxehtësia e ditës pranverore. Ambjentet e brendëshme ishin të rehatëshme, kishin mundësi të gjithë, sipas dëshirës të qëndronin jashte në kafenenw buzë detit Joni, ose brenda në hapsirat e mobiluara këndshëm dhe me shije. Kur ishin mbledhur të gjithë, dëfrimet filluan. Pas darkës do bënin lorja argëtuese dhe gjithsecili do të shijonte programin e menduar paraprakisht. Me këngë dhe shakara gjithçka do të ishte shumë e bukur. Dhe më në fund, ata njerëz që takoheshin rrallë do të ndjenin afërsinë e ngjashmërive të tyre. Do flisnin e do bisedonin për hallet dhe vështirësitë që hasnin, dëshirat dhe ëndrrat në sirtar, duke u munduar të harronin për një cast pengesat dhe ndalesat, por do kënaqeshin me njëri-tjetrin.
Fundja prandaj ishte shoqata dhe grumbullime të tilla, që njerëz me diagnoza të njëjta të takoheshin për tu ndjerë të përfshirë në një komunitet.
Nga ky komunitet ata do të kishin mundësi njohjeje me pacientë të tjerë, do të kishin mundësi të kërkonin më shumë mbështetje dhe përmirësime të jetës së tyre. Ja ku ishin disa prej tyre që i gëzoheshin momentit. Sa më shumë që të ishin aq më shumë do tu dëgjohej zëri e aq më shumë do të merrnin vëmendje.
Tani, më në fund, ata ia kishin dalë të ishin së bashku, falë mbështetjes së familjarëve gjithcka ishte më e lehtë. Mes këtyre njërëzve plot mirësi ishin edhe ata që i ndihmonin e i mbështesnin të jetonin çastet e gëzuara.
Aty ishin Suena dhe Tanushi që punonin aq shumë për të arritur synimet e përmirësimit të jetës së këtyre njerëzve. Buzagaz dhe gojë ëmbël jepnin vetëm përkrahje dhe mbështetje. Tani puna për përmirësimit e kushteve të këtyre njerëzve kishte filluar dhe më ne fund gurët po lëviznmin, kishin shpresë të arrinin shumë dhe jam e sigurt që do t'ia dalin.
Bashkë me Suin dhe Tanushin ishin edhe Artana me bashkëshortrin që ishte mbështetja e saj më e madhe, ishin edhe Fatjona, Blerina, Bora, Nexhmiu, Fitimi, Simo dhe Albi, që të qeshur jetonin jetën si ju vinte dhe shpërndanin pozitivitet e optimizëm. Ishin edhe Erosi, Dilani, Silva, Sonja, Esi dhe shoqëruesit e tjerë që mundoheshin të bënin më të lehtë jetën e miqve e të afërmve të tyre.
S'kishte më bukur se të shikoje një përkrahje dhe mbështetje të madhe që qarkullonte në atë ambjent. Më në fund ishin bashkë, (jo për të fundit herë), që shijonin fundjavën plot gëzim dhe hare. Dhe gjithë kjo lumturi, falë mikëpritjes dhe përkushtimit të familjes Demaj që u dhuronin pa kushte mbështetje dhe përkrahje të pranishëmve. Gjithcka shkoi bukur dhe përfundoi me sukses. Faleminderit Efti dhe Arjan që sëbashku me vajzat tuaja si drita, që na mundësuat këtë takim kaq me vlerë. Këto momente do t'i ruajmë në kujtesë gjithmonë, fotot dhe videot do na i kujtojnë përherë ato momente.
P.S: Sic thoshte dikush nga grupi, "Punët e Zotit.". Po ashtu është vërtetë, Punët e Zotit që u njohëm, Punët e Zotit që u mundësua krijimi i shoqatës, Punët e Zotit që u realizua takimi jonë, se po të mos donte Ai, asnjëra nga këto punë nuk do të ndodhte.
Faleminderit për mbështetjen dhe inkurajimin! Zoti jua shpërbleftë me të mira!
Comentários