Krijuesja Grisela Veli i paraqitet lexuesit me vellimin e saj te pare PERENDIM NE TRISHTIM.
Ndonese ende ne vitin e dyte te gjimnazit te Livadhjasë, poezia e saj ka fryme, fantazi, meditim dhe krehje te formes.
Vargjet e Griseles jane gatuar ne kolovajzen e jetes e cila ne formen e lavjerresit te ores promovon kohen dhe segmentet e saj mates. Djepi ku perkundet vellimi poetik kalon ne skajshmerite e ekzistences sa nga e mira, e bukura dhe e madherishmja deri tek e keqja, e shemtuara dhe e ulta.
Pavaresisht tisit te trishtimit dhe melankolise se kuptueshme moshore, poezia e Griseles, si perrua te nendheshem, ka rrjedhen e jetes e te besimit ne ardhmeri.
Duke paraqitur disa poezi te paramaturantes, i urojme asaj, jo vetem fat te bardhe ne krijimtari, por edhe keshillen e L Poradecit tone te shquar:
"Hija ime nuk di dhune,
por di frymezim lirie,
dhe di pune, pune, pune,
mund pa fund per art magjie".
Dy poezi ngs vellimi i G Veli
EKZISTENCA
Shoqeria nder vite
si Hena dhe Dielli,
ekzistenca e tyre
si Toka dhe Qielli.
Jetojme ne molekula
dhe pertej jetes,
ekzistenca e tyre,
falë njera tjetrës.
NDJEHEM
Une s'jam e arrire,
por keshtu di te shprehem:
herë e fuqishme,
herë e zbrazët ndjehem.
Herë e sigurt,
herë me pasiguri,
thjeshtë ndjehem krijesë
mbi vargjet me poezi.
Comentarios