Nën kujdesin e kompozitorit te njohur shqiptar, profesor Limoz Dizdarit dhe me bashkepunimin e Klubit të Krijuesve Jonianë në mjediset e kompleksit kulturor DEA të Ksamilit u organizua veprimtaria perkujtimore me rastin e 250 vjetorit të lindjes se gjeniut te muzikes botërore, Ludvig Van Bethoven. Per vepren e tij krijuese folën Profesor Dizdari dhe shkrimtari Bardhyl Maliqi. Bashkëngjitur me këtë u bë edhe prezantimi shenjues i antologjive të poezisë dhe të prozës botuar së fundmi nga Shtëpia Botuese Milosao nën kujdesin e poetit Agim Mato.
Për eventin e dy antologjive foli shkurt kryetari i Klubit të Krijuesve Jonianë, shkrimtari Pajtim Çaushi.
Njeherazi nga të pranishmit u shpreh indinjata ndaj presionit që i bëhet kompozitorit Limoz Dizdari nga individë kriminelë duke e kërcënuar me zhdukje fizike për ta larguar nga ai mjedis i mrekullueshëm kulturor në shërbim të komunitetit.
U theksua se synimi i tyre është qē mjedisin e kultures publike ta kthejnë në stallë bagëtish apo shesh ndertimi personal.
Habi dhe indinjatë u shpreh edhe për qëndrimin indiferent të organeve shtetërore e gjyqësore ndaj këtij problemi shqetësues e kërcënues.
Comments