top of page
Search

Një kërcënim për pavdekshmërinë time

Një kërcënim për pavdekshmërinë time


U çvesh përpara meje

Duke fshehur vaginën e saj,

Kur me një shishe birrë

Unë shtrihem në krevat.


Që kur e ke atë nishan

në prapanicë-pyeta.


Nuk është nishan -tha

është një ulli, një lloj shënje

që nga lindja ime.


Më ngacmon ajo gjë -thashë

le mos ta bëjmë më mirë.


U çova nga krevati

Në dhomën tjetër shkova,

Ndënja në kolltukun lëvizës

Dhe fillova të lëkundem.


Erdhi:Dëgjo debil.

Ke parë, kaq e kaq nishanë, plagë,

dhe çfarë të duash.

Je njeriu më i keq

që kam parë.


Harroje i thashë,folëm

për nishanin në parpanicën tënde.


Shkoi në dhomën tjetër,

U vesh,

Më parakaloi me shpejtësi

Dhe përplasi portën.


Dhe të mendosh

Kishte lexuar

Të gjitha poezitë e mia.


Shpresoj të mos thotë

asgjëkundi

që nuk u solla mirë me të.


ÇARL BUKOVSKI


SHQIPËROI: ALUSH AVDULI






Comments


bottom of page