Per nënat Jemi mësuar që gjithmonë të flasim për rëndësinë e nënës kur vjen puna tek rritja dhe kujdesi që i jepet fëmijës, duke lënë shpeshë në hije rolin e babait.
Ndoshta ndodh kështu sepse shoqëria në këtë aspekt është disi feministe, pra e shikon dhe lidh gjithmonë gruan me të gjitha vështirësitë dhe atributet që i takojnë. Ndoshta kjo në disa raste ndodh sepse vërtet është ajo që merret me fëmijët, pra ajo dhe vetëm ajo, edhe kur është mirë me shëndet, edhe kur është keq, edhe kur duhet të bëhet gati për të shkuar diku, edhe kur fëmija është sëmurë apo ka një shqetësim të caktuar.
Sytë janë vetëm drejt nënës! Por në rastin tim nuk është kështu, dhe pse duhet ta mohoj? Pse duhet të them se të gjitha gjërat bëhen vetëm nga unë, se jam unë dhe vetëm unë, kur ata qajnë, kur duan të argëtohen, kur duan të dalin shëtitje, pra në çdo rast vetëm unë! Por jo! Nuk është aspak kështu dhe sot dua ta pranoj, e madje ta ndaj me ju, ta ndaj me ju nëna dhe ju baballarë. Dua të mburrem?
Të tregoj se cila është familja ime? Jo! Nuk dua aspak ta bëj, sepse më besoni se edhe unë nuk a kam pasur jetën të lehtë, e madje ende kam shumë vështirësi. Por kush nuk i ka?
Dua të jap një mesazh për të gjitha nënat, nëse partneri juaj ju ndihmon mos ja mohoni vlerat! Mos merrni përsipër të gjitha atributet e të rriturit të fëmijës edhe nëse 90% të gjërave i bëni ju! Është natyra e tillë, që figura e nënës do të jetë më e përfshirë në jeëtn e fëmijë, jo sepse unë në karakterin tim kam bindje maskiliste, të jeni të bindura se nuk është aspak kështu.
Por sepse jam koshiente se fëmija ka më shumë nevojë për nënën në fillim të jetës, të pijë gji, të ndiejë aromën, jo më kot qëndron 9 muaj brenda nesh apo jo? Nga ana tjetër doja të jepja një mesazh edhe për baballarët, që e konsiderojnë rëndësinë e figurës së tyre deri tek ejakulimi dhe kaq!
Gjithçka shkon përtej kësaj, madje fillon pikërisht atëherë! E dini se cfarë e bën një nënë të lumtur? Të gjitha detajet e jetës së bukur që ka me fëmijën, dhe këtu bëni pjesë edhe ju baba i dashur, kur shprehni dëshirën tuaj për të dhënë ndihmë në rritjen e fëmijës, qoftë për një moment gjatë ditës.
Sot u ngrita në mëngjes pas një nate të gjatë pa gjumë, një nga fëmijët e mi ishte me temperaturë, e madje edhe tjetri me kollë të fortë si pasojë e një astme fëmijënore të sapo diagnostikuar, nga ana tjetër viroza nuk më la as mua pa prekur.
Kështu pas kësaj lodhje dhe gjendje gripale, ishte e pamundur që të kujdesesha për fëmijët e mi, ndërkohë që kisha edhe angazhime të tjera. Dhe e dini se çfarë bëri ai?
Me shumë qetësi morri përsipër të dy fëmijët, pra i ushqeu dhe vendosi në gjumë! E cfarë të bënte më shumë se kaq? Po mendoni se unë çfarë bëja ndërkohë? Punoja! Sepse në jetë është e rëndësishme të punosh, është e rëndësishme të marrësh përgjegjësitë e tua në të gjitha drejtimet, pra në momentin që një prej partnerëve është i lirë të bëjë dicka, mund të zëvendësojë tjetrin, se fëmijët nuk janë vëtem përgjegjësi e nënës, dhe të ardhurat e familjes nuk janë vetëm përgjegjësi e babait! në këtë mënyrë duhet të funksionojë apo jo?
Pra, të gjithë ju që ndoshta e lexoni me habi që dicka e tillë ndodh në një familje shqiptare, më lejoni t’ju them se ndodh e madje funksionon më së miri! Nëse ti që po e lexon këtë je një nënë dhe ndihesh e lodhur kërko ndihmë! Të parit duhet t’ja kërkosh partnerit të cilin ke zgjedhur të ndash jetën, të dashurohesh, të ndash krevatin në të gjitha kuptimet, të cilit nëse harron mund t’ja kujtosh t’i.
Nëse ti që po e lexon këtë je një baba dhe ende nuk je kuptuar të gjitha detyrimet e rolit si baba dhe partner është koha të ndryshosh! Për të bërë këtë nuk është asnjëherë vonë! Nëse ti je bashkëshorti im, dhe po e lexon këtë të them faleminderit, pa ty nuk do të ishte asgjë kaq e thjeshtë sa është.
Comments