Nga Pajtim Çaushi
Serisë së veprave të Mjeshtrit të Madh, profesor Miho Gjinit, iu shtua ditët e fundit libri
"10 plus 1 - portrete artistësh". Që në krye them se është një botim me shumë vlera te karakterit njohês, artistik, estetik dhe humanist.
Libri eshte i vyer, i domosdoshëm dhe elitar ne llojin e vet.
Tek lexon këtë botom të Profesorit gjen histori dhe ndjenja, përkushtim dhe fakte, profile dhe realizime, respekt dhe kerkime, kujdes dhe qortime...
Në rreshtat e librit janë vite që vrapojnë, që lodhen, që ndalen dhe rinisen. Kohë në rendje kjo koha e artistëve. Ajo sjell atmosferë dhe mjedise, tipa e sjellje, rrethana dhe synime, pervoja dhe realizime.
Nje radhë artistesh dhe artistësh të shquar të skenes dhe të ekranit vinë të gjallë tek lexuesi per t'u treguar se shenjat e punes se tyre nuk do te humbin kurre, ata janë e gjersa janē, do tē shfaqen edhe pergjatë viteve e qindra viteve të ardhshëm.
Për këtë një ndihmesë të veçantë jep edhe libri i vyer i Mjeshtrit të Madh, Miho Gjini me botimin dinjtoz 10 PLUS NJE -PORTRETE ARTISTËSH...
Urime Profesori ynë i talentuar dhe i nderuar!
Comments