Nga Agron MEMA
Filozofia dhe praktika popullore na ka lënë shumë përvoja se si t’a përballojmë jetën, si të sfidojmë fatkeqësinë, si të jemi dinjitozë dhe të guxojmë në jetë. Jeta është sfidë, por e tillë bëhet për guximtarët, jo për frikacakët.
Guxo- hidhu në veprim-humbe-prapë guxim.
Këto mendësi mu kujtuan tani që lexoj diçka nga miljarderi Onasis. Historinë e tij e dini dhe nuk zgjatem. Po tregoj mësimin popullor dhe filozofik të tij:
“ Onasis doli një ditë shëtitje , por në thjeshtësinë e tij, jo me salltanetet e portofolit. Ndali tek një shitës ambulant. I tha sa i ke këta kuleçë. Shitësi ju përgjigj, pesë lekë njëra.
Mirë i tha Onasis, po gjete se ku kam 10 mijë dollarë , t’i dhashë të gjitha, po nuk i gjete, do ha pesë kuleçe. Shitësi i tha me dëshpërim se nuk e praninte kushtin, pasi mos t’i gjente hubte lekët e kuleçve. Onasis e dëgjoi dhe i tha më jep të gjitha kuleçet. I habitur varfanjaku ja dha. Onasis i dha paratë dhe pak më shumë dhe i tha: “ U trembe se do humbisje pesë kuleçër, por ke humbur aq shumë. Ke humbur guximin. Guxo në jetë, humbe apo fitove, tjetër. Na dhe lekët që të premtova nëse do fitoje bastin. Por ti gjithë jetën do shesësh kuleçër se të mungon guximi. Unë jam ONASIS
Aristotel Onasis lindur në Smirnë, ne 7 korrik te 1906, emigroi në Argjentinë, më 1923, ku arriti të mbledhë një pasuri marramendëse. Më vitin 1928, në moshën 22-vjeçare bëhet konsulli i përgjithshëm i Greqisë dhe në vitin 1932, kur ekonomia e botës ishte tronditur, arrin të blejë me çmim të ulët anije, të cilat i shndërron në një flotë detare me potencial të fuqishëm ekonomik. Në vitin 1957 themelon linjën ajrore "Olimpik Airlines" dhe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të botës. I martuar me Tina Livanosin, babai i dy fëmijëve, Aleksandrit dhe Kristinës, Onasis, falë guximit dhe ambicieve të tij arriti të ishte një nga simbolet e ekonomisë botërore. Në fakt, jeta e tij ka qenë shumë e trazuar, si në biznes, ashtu edhe në çështjet personale. Ai në vitin 1951 u divorcua nga bashkëshortja e tij, për t'u martuar me divën e muzikës klasike, Maria Kalas. Onasis bashkëjetoi për nëntë vjet me Kalasin, me të cilën lindi një fëmijë, i cili vdiq disa muaj pas lindjes.
Në vitin 1968, Onasis i çuditi të gjithë me lidhjen e tij më të re të dashurisë, kur u martua me vejushën e presidentit amerikan Xhorxh Kenedi.
Me Zhaklinën ai kaloi një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Zhaklina u konsiderua si femra më me fat në botë, teksa shpenzimet e Onasisit për i afroheshin supershifrës prej 20 milionë dollarësh. Por Onasis pësoi edhe një goditje të rëndë në jetë, kur humbi djalin e tij të vetëm, Aleksandrin, pas një aksidenti ajror. Që nga humbja djalit të tij, Aristoteli e humbi të gjithë entuziazmin dhe gëzimin e jetës. Ai vdiq më 15 mars 1975 në Francë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Trashëgimtarja e vetme e pasurisë është mbesa e tij Athinaja, i cili ka përfituar testamentin e gjyshit të saj, që kap shifrën e rreth tre miliardë dollarëve.ristotel Onasis lindur në Smirnë, ne 7 korrik te 1906, emigroi në Argjentinë, më 1923, ku arriti të mbledhë një pasuri marramendëse. Më vitin 1928, në moshën 22-vjeçare bëhet konsulli i përgjithshëm i Greqisë dhe në vitin 1932, kur ekonomia e botës ishte tronditur, arrin të blejë me çmim të ulët anije, të cilat i shndërron në një flotë detare me potencial të fuqishëm ekonomik. Në vitin 1957 themelon linjën ajrore "Olimpik Airlines" dhe arrin të bëhet një nga njerëzit më të pasur të botës. I martuar me Tina Livanosin, babai i dy fëmijëve, Aleksandrit dhe Kristinës, Onasis, falë guximit dhe ambicieve të tij arriti të ishte një nga simbolet e ekonomisë botërore. Në fakt, jeta e tij ka qenë shumë e trazuar, si në biznes, ashtu edhe në çështjet personale. Ai në vitin 1951 u divorcua nga bashkëshortja e tij, për t'u martuar me divën e muzikës klasike, Maria Kalas. Onasis bashkëjetoi për nëntë vjet me Kalasin, me të cilën lindi një fëmijë, i cili vdiq disa muaj pas lindjes.
Në vitin 1968, Onasis i çuditi të gjithë me lidhjen e tij më të re të dashurisë, kur u martua me vejushën e presidentit amerikan Xhorxh Kenedi. Me Zhaklinën ai kaloi një nga periudhat më të bukura të jetës së tij. Zhaklina u konsiderua si femra më me fat në botë, teksa shpenzimet e Onasisit për i afroheshin supershifrës prej 20 milionë dollarësh. Por Onasis pësoi edhe një goditje të rëndë në jetë, kur humbi djalin e tij të vetëm, Aleksandrin, pas një aksidenti ajror. Që nga humbja djalit të tij, Aristoteli e humbi të gjithë entuziazmin dhe gëzimin e jetës. Ai vdiq më 15 mars 1975 në Francë pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Trashëgimtarja e vetme e pasurisë është mbesa e tij Athinaja, i cili ka përfituar testamentin e gjyshit të saj, që kap shifrën e rreth tre miliardë dollarëve.
Comments