Nje i ri më pyeti: - Si ndiheni si e moshuar?
Unë u befasova shumë nga pyetja, sepse nuk e konsideroja veten të vjetër. Kur pa reagimin tim, ai u bë keq, por unë i thashe se ishte një pyetje interesante.
Dhe pasi u mendova pak për këtë, i thashe se plakja është një dhuratë. Ndonjëherë jam e befasuar nga personi që shoh në pasqyrën time. Por nuk më bejne pershtypje këto gjëra qe një kohë të gjatë. Nuk do të ndryshoja asgje nga keto që kam tani për te patur flokë jo gri dhe stomak të sheshtë.
Tani nuk e qortoj veten që nuk e kam rregulluar shtratin ose sepse kam ngrënë ca më shumë "ushqime". Tani kam të drejtë të jem pak e çuditshme, të jem ekstravagante dhe të kaloj orë të tëra duke menduar per lulet e mia.
Kam parë disa miq të dashur të largohen nga kjo botë para se të shijonin lirinë që vjen duke u plakur.
- Kujt i intereson nëse zgjedh të lexoj ose të luaj ndonje loje deri në orën 4 të mëngjesit dhe pastaj të fle derisa të mos di se çfarë ore eshte ?
-Unë mund të kërcej me ritmin e viteve 50 dhe 60 dhe nëse dëshiroj mund të qaj për disa dashuri të humbura më vonë ... !
-Unë mund të eci në plazh me një rrobë banje që shtrihet mbi trupin tim topolak dhe mund të zhytem në valet e detit duke e lënë veten ta shijoj, pavarësisht nga pamja plot dhembshuri e atyre që veshin bikini. Edhe ata do të plaken, nëse do të kenë fat ...!
Eshte e vërtetë që me kalimin e viteve zemra ime mund te kete vuajtur nga humbja e një personi te dashur, nga dhimbja e një fëmije ose nga vdekja e ndonje kafshe te dashur,por vuajtja na jep forcë dhe na bën të rritemi.
Një zemër që nuk është thyer është sterile dhe kurrë nuk do të dijë për lumturinë e te qenit jo perfekte. Jam krenare që kam jetuar sa duhet për t’i pasur flokët gri dhe kam ruajtur buzëqeshjen e rinisë time megjithe shfaqjen e brazdave te thella në fytyrën time.
Tani, për t'iu përgjigjur pyetjes suaj sinqerisht, mund të them:
- Më pëlqen të jem e vjeter , sepse pleqëria na bën më të mençur, më të lirë! -
E di që nuk do të jetoj përgjithmonë, por për sa kohë që jam këtu, do të jetoj sipas ligjeve të mia, ato të zemrës sime. Nuk kam ndërmend të ankohem për atë që nuk pata ose të shqetësohem për atë që do te vij!
Për kohën që mbetet, unë do ta dua jetën ashtu siç kam bërë deri më sot, pjesën tjetër ia lë Perëndisë.
Comments