top of page
Search

Një çast emocional në shëtitoren e Sarandës

Nga Agron Mema


Një çast emocional sot në shëtitoren e Sarandës. Dy maturante i dhurojnë mësuesit të tyre të letërsisë një tufë me lule si shenjë mirënjohjeje dhe premtimi për rezultate të larta në mësime në studimet universitare.


Mësuesit Pajtim Çaushi i munguan fjalët nga e papritura emocionale dhe mbreslënëse që krijojnë befasi të tilla, por e ndihmuan sytë me dy pika loti që rrodhën faqeve si udhëtare të kujtesës mirënjohëse dhe të asaj ndjesie që provon mësuesi nga nxënësit e tij.

E fiksova si një moment të shenjtë këtë veprim të vajzave maturante me mjaft mesazhe jetësore për kohën që jetojmë dhe të ardhmen që presim.

Në momentin e suprizës

Agron Mema

Sarandë, mbrëmje e 26 korrikut 2021

Коментарі


bottom of page