Rendja pas rastit Belerit në pamje të parë duket si diçka e vertete. Por në fakt rendja pas bishtave te tilla pa piken e rëndësisë në fakt janë pjesë e një strategjie tè diplomacisë greke " hidh gurin e fsheh dorën". Dmth me pak fjale, le të ngrënë tymnajë për çështje periferike që Shqipëria të mbetet në pozicione mbrojtëse dhe mos të pretendojë por të ulë kokën dhe të mbajë ato që ka pasi gjoja po i rrezikohen.
Por, të dashur lexues në fakt është e kundërta.
Kryesisht propaganda e qeverisë greke dhe qarqeve ekstremiste është një orkestrim shumë i mirë përgatitur për ti paraprirë harrimit të një çështjeve shumë të madhe " Çështja Çame".
Nën petkun e " Vorioepirit" synohet greqizimi i një pjese tjetër tè Shqipërisë së jugut. Edhe pse grekët e dinë më mirë se ne se VorioEpiri është një skup diplomatik dhe i një historie të vjetër të Megali Idesë dhe ata nuk prekin dot asnjë metërkatror të kësaj toke, qëllimi i tyre rreh gjetkë.
Të jemi të qartë se kjo lloj propagande që lëshon tymnajë për Vorio-Epirin nuk është gjë tjetër veç se përpjekja e zgjuar e diplomacisë greke për të anashkaluar dhe shpërqëndruar Shqipërinë që të mos kërkojë Çamërinë.
Dhe kësaj propagande si papagaj e përsërisin shumë opinionistë shqiptarë të shitur e të blere me kohë.
Fatkeqësisht këtë propagandë e përforcojnë edhe disa qarqe të studiuesve dhe historianëve tanë duke nxjerrë dhe fryrë në media dhe anembanë 20%-shin që u dashka të arrijë Grqeia në Konispol dhe në disa Bashki. Në fakt ky 20% nuk ka pikën e vlerës, pasi identiteti kombëtar nuk përcaktohet as nga politika apo retorika boshe, por nga faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin mijëra vejçar dhe jo nga interesat e vogla të momentit për pensione. Dhe këtë identitet gjithe bota e di shumë mirë.
Në fakt duhet të presim deri në anëtarësim në BE dhe te bejme sikur nuk dëgjojmë e sikur nuk dimë? Apo duhet të fillojmë tashmë tè hapim kartat tona për Çamërinë? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme që kërkon një analizë të diplomacisë sonë e cila duhet të ketë një strategji afatgjatë për këtë qëllim.
Tanush Çaushi
Kommentarer