Nga F -Marku
Sonte, seç m' u keput
nje copez shpirti,
u ndjeva shume keq
nga syri seç u shkeput
nje pikez loti
dhe nuk po ndalej per dreq.
Nga erdhi, si doli?
As vete nuk e mora vesh.
Nga se rodhi valle?
Di vetem , qe u bera shume keq.
U ktheva pas ne kohe,
reflektova me veten time.
Si dikur, m'u duk vetja e braktisur.
Tamam si nje cope therrime.
-"Nuk m'u duke imi sonte"
Guxova dhe i thashe
Me qetesine me te madhe , tha:
- Do mesohesh avash - avash.
Ndoshta pak e kam tepruar.
Ta mendoja timin ne realitet.
Me duhet ta pranoj....
Se ai s'ishte fati im ne kete jete!
Sonte,qava
U lendova me te vertete.
Por e pranova me bindje ,
Ndryshimin midis endrres
dhe fjales "realitet".
F -Marku💝
Commenti