Në këtë çoroditje të madhe që quhet Shqipëri, dëgjohen një larmi skenaresh lidhur me zhvillimet politike në vend. Dëgjohen skenare marrëveshjesh, skenare burgosjesh, arrestimesh, etj. Në këtë larmi skenaresh ai që më tmerron më shumë është veçse një- Largimi i Edi Ramës dhe qëndrimi i Erion Veliajt.
E kam shprehur dhe e rishpreh me forcë bindjen se qëndrimi i Veliajt do të qe një kërcënim i hapur për Shqipërinë.
Nëse Edi Rama ia hapi gropën Shqipërisë, Erion Veliaj do ta varrosë atë.
Nëse do të gjendesha para dy zgjedhjeve, në pamundësi të një të trete dhe do të më pyesnin
- Cilin do, Edi Ramën apo Erion Veliajn?” do të zgjidhja pa më të voglën mëdyshje Edi Ramën.
Nëse do më pyesnin për zgjidhjen ideale do të qe largimi i të dyve njëkohësisht.
Post Scriptum- 25 prilli 2021 dhe ngjarjet pas tij, do të na prezantojnë me vijimësinë e një skenari apo një tjetri, por në rast se skenari i mësipërm do të vihej në jetë, atëherë nuk do të gëzohesha nga largimi i Edi Ramës, por do të tmerrohesha nga qëndrimi i Erion Veliajt.
Nga
Elona Caslli
Comments