top of page
Search

Nuk më kupton askush!

Nga Marsida Simo


Përsa u përket fëmijëve dhe adoleshentëve, unë mund të them, se është një frazë, që ka shoqëruar brezin tim, brezin e tanishëm dhe ata në të ardhmen, është termi ‘Nuk më kupton askush’.

Ky është një sinjal, për të kuptuar që format e komunikimit ose janë këputur, sidomos me prindërit, ose ata nuk arrijnë ta tregojnë gjuhën e tyre të emocioneve.

Edhe prindërit nga ana tjetër ankohen për vështirësitë që kanë ata dhe refuzimin që iu bëjnë adoleshentët për të komunikuar. Kjo edhe sepse tonaliteti që përdorin prindërit, mënyra si ata shprehen, si e ndërtojnë fjalinë, si e ndërtojnë gjithë këtë mekanizëm është më shumë refuzues, sepse priren të bëjnë moral, ose të tregojnë historinë e tyre të suksesit dhe se si të gjithë adoleshentët sot, po shkojnë drejt negativitetit. Nëse niset në këtë formë, sigurisht që nuk do të ndërtojnë ura, por do t’i prishin ato”, shpjegon Marsida Simo, sociologe.

“Unë dua të ndalem edhe tek fenomeni i “Refuzimit të shkollës”. Fëmijët dhe adoleshentët ndjejnë ankth, pasiguri dhe stres, krahas ankesave në aspektin fizik, si dhimbje koke, pagjumësi, mungesë përqëndrimi, marrje mendsh, apo të vjella. Këto simptoma janë sidomos në mëngjes, dhe mund të jenë edhe të krijuara nga vetë adoleshenti, për të mos shkuar në shkollë, sepse shkolla mund të jetë ambienti mbytësi tij, mund të jetë ambienti ku ai bie pre e bullizmit, ku ai ka konflikt me mësuesin, apo stafin dhe në këtë mënyrë shkolla është bërë e padurueshme.

Pak e vështirë të këshilloj ndërtoni ura komunikimi, nëse fëmija është tashmë 13 vjeç, sepse kjo duhet të nisë që kur fëmija lind. Nëse prindi nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë, sigurisht nuk është fundi dhe nuk është e pakapshme, por ia vlen të bësh diçka qoftë edhe me gabime, sesa të mos e ndërmarrësh fare dhe thjesht edukimin e fëmijës t’ia lësh në dorë vetëm shkollës dhe rrjeteve sociale”.

Nga Marsida Simo (Sociologe) për Top Channel

Comments


bottom of page