top of page
Search

“Nxënësit e klasës sime” nga Agron Mema



Vendosa ta emërtoj me titullin e këtij filmi këtë shkrim të shkurtër që flet shumë.

Dita e djeshme ka qenë shumë emocionale për kryebashkiaken e Delvinës Majlinda Qilimi. Nxënësit e klasës së saj kanë shkuar për urim tek mësuesja e tyre që ky shtator nuk e gjeti mes tyre, por në zyrën e kryebashkiakes së qytetit të Delvinës.


Emocionet kanë qenë të papërshkuara dhe lotët e gëzimit kanë rrëshkitur në lirshmërinë dhe pafajsinë e tyre faqeve. Nxënësit kanë shkuar tek mësuesja e tyre për ta uruar dhe shprehur mirënjohjen për vitet e kalauara së bashku. Nuk ka vlerësim dhe urim më të bukur për një mësues.

Vet zonja Qilimi, mes emocioneve është shprehur se ndjehet e detyruar që të bëjë të gjitha përpjekjet e saj dhe të përdori të gjitha mundësitë që i jep detyra për të investuar në shkolla në krijimin e kushteve sa më të mira për arsimimin e fëmijve.

Opmerkingen


bottom of page