Një copëz tregimi i vizitës së një grupi turistësh nga vendet perëndimore kryesisht ne vitin 1981. Ndër ta është Erik Newby i shoqëruar nga gruaja e tij me origjin Sllovene ëanda Newby. Përkthyer nga libri Eric Newby “Në brigjet Mesdhetare”, botuar më 1984.
“Në doganën shqiptare, dhomat ishin të zhveshura. Aty pamë nga afër foton e Enver Hoxhës, fotografuar me njerëzit që nuk u prekën nga tërmeti i 1979-s. Poshtë fotos, një parrullë :”Edhe bukë mos të kemi ne Shqiptarët, nuk do ta shkelim Marksizëm-Leninizmin”.
Nga aty, ne vec pamë fotot e tij plotë buzëqeshje, i ushqyer mirë, në të nuk kishte mungesë ushqimi. Fotot e tij ishin në pllakata gjigande, me sfond të kuq lëndinash, shpesh me një kostum gri, kombinuar me jelek, me lule në duar, si një djal i suksesshëm i cili kishte hyrë në radhët e borgjezis, dhe ishte duke shkuar të vizitonte nënën e tij atje në një kasolle.
Shpesh fotoja e tij, ishte e redaktuar, për në një sfond më të sofistikuar ambient, sidomos ne hotelet ku rrinin turist, ku mbante në gjoksin e tij, vajza të vogla, sic jane heronjtë popullor dhe modeli i tij Stalini. Ne pyetëm “Do kemi mundësi ta shohim atë kur të arrijmë në Tiranë?”
Përkthyesi na hodhi një shikim sikur ne ishim të cmendur.
U nisëm për në Shkodër. Për km të tërë pamë gra në fusha, veshur me shami të bardha në kokë, funde të zinj, dhe corape kafe të trasha. Ato dukeshin të rraskapitura, nuk kishin asnjë lloj ngjashmërie me gratë heroike, që portretizoheshin me armë dhe bajoneta, të cilat do luftonin imperialisto-revizionistët. Këtu gratë korrnin misër, duhan dhe luledielli. Disa nga ato ishin nëna por disa nga ato mund të ishin gjyshe.
Wanda pyet, se cfarë ndodh kur ato janë shtatzane? Ajo i bëri këtë pyetje atij atëherë kur ai pushoj së na treguari ne përqindjet e arritjeve.
“Nëna merr lejen e maternitetit për 6 muaj, pas 6 muajsh babja dërgohet në çerdhe”, këtë herë nuk ishte përkthyesi që foli por shoferi i cili fillimisht tha që tha se nuk fliste anglisht. “Ne këtu, nuk kemi abortime,nuk kemi kokkrra për parandalim shtatzanie, ciftet nuk bashkëjetojnë, si ju në Angli.
Ne këtu kemi lindje të larta, më shumë burra se sa gra, lindjet më të mëdha në Europë.
Ketu hera e fundit e regjistrimit të popullatës e 1975, tregoj se popullsia është shtuar 3 herë më shumë gjatë 50 viteve të fundit. Agro-kultura këtu është shumë e rëndësishme. Këtu, një punëtor ndër 5 është në agro-kulturë”.
“Ku janë të gjithë burrat?” pyet Wanda. Vetëm 5 burra u panë. Disa ngisnin traktorët dhe disa mbrapa traktorëve.
“Burrat punojnë në industri” tha ai. Edhe në jug ishte thuajse e njëjta gjë. Gratë punonin në fushë.
“Por për cfarë i doni gjithë këto lindje?. Për pak do keni shumë makineri sa që nuk do dini ctë bëni me gjithë këtë popullsi”.
“Do na duhen për të luftuar forcat Kapitaliste-imperialiste, dhe Revizioniste” u përgjigj ai”.
Nga kjo copëz e marrë nga ky libër, sheh qartë cmendurinë e regjimit komunist. Fotografitë e Enver Hoxhës tregojnë hipokrizinë e tij personale, ku predikonte dhe therriste se ishte kundër klasës borgjeze të vjetër, por në fakt, ai, me klanin e tij, arriti jo borgjezine, sepse jetonte, vishej, si një faraon ku, cdo person ishte skllavi i tij, cdo pronë ishte në duart e tij.
Enver Hoxha, ushqehej më së miri, kurse nëna ime, juaja, e tij, e saj, gjyshja, motra dhe gruaja, ishin ligjërisht skllevër.
Cdo venë gjaku, mbushet me dhimbjen për gratë e kohes totalitare të cilat u shndërruan në makina pjellëse. Pjelloria e tyre, ishte detyrim politik. Por vuajtjet e tyre fizike, shpirtërore dhe mendore, nuk konsideroheshin nga askush.
Bukuria e tyre, e dikurshme e zanave, u percudnua nga kjo dorë makabre në emër të një ideologjie absurde. Gratë e kohës komuniste ishin mbërthyer fortë nga cdo zinxhir skllavërie. Ato u përdorën me forcë si forcë punë duke përdorur krahët dhe mitrën e tyre, për luftimin e imperialisto-Kapitalisto-Revizionistët! Cmenduri kombëtare!
Shumë lexues mundet ende te mos kene lindur në vitin 1981-apo 1984, por gjyshet e tyre ishin në këto fusha, ku korrnin misër me krahë, e transportonin me krahë, dhe ushqimi nuk ishte i mjaftueshëm sic e dime ne sot, dhe në fund të cdo dite ato ktheheshin në shtëpit e tyre ku do bënin cka mundeshin për fëmijët e tyre. Gjatë natës kur ishin të reja do ju kushtoheshin pjellorise socialiste.
Përktheu: Nashi Brooker
Comments