top of page
Search

Në Konispol - Janjar së shpejti një Investim i madh


Së shpejti, këtë vit pritet të fillojë një Investim i rëndësishëm në Zonën Konispol-Janjar. Ky Investim konsiston në Rehabilitimin e skemës ujitëse ekzistuese dhe zgjidhjen e problematikave teknike te skemës së ujitjes së Janjarit dhe të Mursisë dhe rehabilitimin e tyre. Projekti është një grant I fituar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projekti ndahet në këto pjesë:

- Kanali kryesore i Janjarit

- Kanali Kryesore i Bufit

- Kanali Kryesore i Konispolit

- Rehabilitimi i Rezervuarit Janjar

- Rehabilitimi i Rezervuarit Mursi

Tenderi për këtë Investim është zhvilluar tashmë që në Janar dhe pritet shpallja e fituesit.

Rehabilitimi i kësaj skeme do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në bujqësinë e zonës, duke rritur prodhimtarinë dhe duke lehtësuar punën e fermerëve. Në këtë projekt do të rishikohet skema e ujitjes duke modernizaur dhe duke kombinuar sistemin me rrjedhje të lirë me sistemin me presion. Ky kombinim është një kërkesë e hershme e fermerëve të zonës.

Projekti ndodhet në zonën më Jugore të Shqiperisë, në Bashkinë Konispol, e cila ka nën administrim fasharat si, Vrinë, Mursi, Xarrë, Janjar, Markat Shalës etj.



Comments


bottom of page