Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor:
Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i ligjshëm, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit!
Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!
Comments