top of page
Search

Në promovimin e një libri.

Nga Hekuran Halili


“Klubi i Krijuesve Jonian” Sarandë,ditën e shtunë, datë 10 dhjetor, ora 11.00, në mjedisin e Lokal “Lindi”, organizoi promovimin e poetit dhe shkrimtarit Namik Selmani, të titulluar: “KUJTESË E BLERTË” , kushtuar kolosit të letrave shqipe, “Martirit të Demokracisë” ,” Nderit të Kombit” Bilal Xhaferi.

Promovimi i këtij libri ishte mbyllja e veprimtarive të shumta që ky klub krijuesish, një nga më aktivët në Shqipëri , ka bërë këtë vit. Nuk mund të gjeje promovim më të bukur e më të gjendur se sa promovimi i një libri shkruar nga një penë e shquar e letrave shqipe, shqiptaro-amerikani Namik Selmani, me origjinë nga Ninati i Konispolit , ku edhe Bilali ynë i ka rrënjët. Ishte si qershia mbi tortën e fundvitit ky aktivitet .


E veçantë e këtij promovimi ishte pjesmarrja e motrës së Bilalit, Antikes, me familjen e vet, që i dha edhe më emocion e ndjeshmëri aktivitetit. Ndaj, s’kish si të mos mungonin ca pika loti motre dhe shiu që nuk pushoi gjat gjithë dy orëve e ca që zgjati promovimi. Requiem për poetin e dhimbjes, për fatin e tij tragjik u cilësua ky shi.

Takimi ishte organizuar shumë mirë, u drejtua nga nën /kryetari i klubit të krijuesve, poeti dhe shkrimtari Hekuran Halili, mbasi kryetari i Klubit,profesor Pajtim Çaushi nuk ndodhje në Sarandë për arsy pune.

Mjaft interesant dhe tërheqës e bëri takimin fjala e profesorit të asociaur në letërsi Bardhyl Maliqi. E gjithë fjala e tij që u ndoq me interes,. Ajo ishte ndërtuar në formën e dialogut me vetveten për Bilalin.


Studjuesi , krijuesi Timo Mërkuri, u ndal tek struktura e veçantë e librit të Namikut, duke e vlerësuar atë intersante dhe shumë të bukur.

Historiani, arkeologu , krijuesi Halil Shabani foli për vlerat e librit dhe u ndal në momente të veçanta të krijimtarisë së Bilalit e të Namikut.

Gazetari , krijuesi Agron Mema, foli për shkrimet e tij në shtypin shqiptar për Bilalin, intervistat e tij me motrën e Bilalit,, Antiken, për hedhjen dritë në shumë diskutime e polemika bërë në shtyp për Bilalin.

Intelektuali e krijuesi Shkëlqim Selmani, foli për librin, për karakteristikat e krijimtarisë së Namik Selmanit, duke nxjerrë në pah dinamikën, përkushtimin, seriozitetin, pasurinë e shprehjes, atdhedashurinë e autorit.

Poeti dhe shkrimtari Ibrahim Didani foli për vlerat e librit, për vlerat e krijimtarisë së Namikut, u ndal në momentet kyçe dhe karakteristike që ilustruan më së mirë konkluzionet e tij.

Studjuesi Petrit Mullai solli kujtimet e gjyshit të tij, Kupe Mullai, që kish jetuar e punuar me Bilalin në Amerikë, si dhe një letër që Bilali i kish dërguar Nënë Terezës kur mori çmimin Nobël për paqe.

Stërmbesa e Bilalit lexoi letrën e Bilalit për Nënë Terezën, si dhe baladën e Bilalit, “Lamtumirë Çamëri “, që ka mbet si simbol i poezisë së pashoqe të tij.


Në fund e mori fjalën autori i librit, poeti dhe shkrimtari i Namik Selmani, i cili me fjalë të ndjera shpirti falënderoi pjesmarrësit, organizatorët, foli për momentet pikante të librit , si dhe shprehu kënaqësinë dhe befasinë për seriozitetin dhe vlerat e nivelet e gjithë atyre që e morën fjalën.. Fjala e tij u ndoq me shumë interes dhe mirnjohje, u duartrokit dhe u falënderua njëzëri nga të gjithë.

Në promovimin e librit mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkisë Sarande, Thoma Nika,Kryetari i shoqatës atdhetare “Labëria”, Asim Cana, që i shprehën nga afër autorit urimet dhe përgëzimet e tyre.

Promovimi i librit u ndoq nga gazetar nga mediat lokale, nga kameramanë dhe fotograf, të cilët e përcollën atë direkt dhe i bënë jehonë të gjërë aktivitetit.



Comments


bottom of page