top of page
Search

NË QYTETIN E NDJENJËS

Rabije Bytyqi


NË QYTETIN E NDJENJËS


Ne gjurmët rrëfime udhëve të kohës 

Rënkon dhembja e historisë së gjallërimit

Përtej qytetit të mjegulluar harrese në skaj të kujtesës 

Shqipëria në marshim do tè bëhet 

Imazh në mesazh naimian.

 

Sfidues në vigjilencën e traditës .

Të zgjuar i gjeta shekujt n'logun e epopeve 

Edhe Kullat me lashtësi ngjitur rrëmujave 

Si portrete prej kohësh të shfaqura plot dritë 

Bedene madhështore në rrëfim 

Duke thyer thundrat e bajlozëve të zinj.


Ja kalaja e uruar mbresë e pashlyer  

Në pirgun kafkave të trimave krenar

Që ringjallen si feniksi mbi shtresa hiri 

Dhe te dalin te Lidhja kuvendojnë

Për shpatat dhe cicërimat e alfabetin tonë. 


Autore:

Rabije Bytyqi Prizren.

 

LAMTUMIRË

 

Turma la pas atdheun

shtëpitë duke qarë

majin të përvëluar

duke shpaluar lule nëpër shi...

 

Sirenat e trenit sikur kambana

lajmërojnë vdekje të ashpra

vagonët mbingarkoheshin me njerëz fatesh të ndara

Në mes tyre s’mundem më të udhëtoj kah vetja

dhe as nuk e di –

a do të mund të kthehem sërish

tek shtëpia ime e vjetër...

 

Lamtumirë atdheu im!

 

Po t’i lë varret e prindërve

paçin fatin

t’i shpëtojnë luftës!

Autore:

Rabije Bytyqi

Prizren

 

Vjeshtë


Vjeshtë,

gjethet valviten por si dashuria

vjelje mjaltë buzëve të etura,

prushëruar zjarre të pafundme

rrëshqitje ngjalash mbi trup

nën dritë yjesh e hënë

eklipsi përmasat i tjetërson

kujtimet që mos të m’i trazojë

buqetë dashurish magjike kërkojnë

lotët pranverore rrëshqasin, cepbuze ndalojnë

imazhe të pakthyera të shpërthyera

në dashuri magjike tingujsh

kitara ime, nën ah-oh-e të zemrës tingujt dridhmojnë

ti je ajo dhe unë, buqetë dashurie

të mendjendritur dashurojnë

Autore;

Rabije Bytyqi /Prizren

23.10.2022.


Comments


bottom of page