top of page
Search

Në tingujt e një harpe


Në tingujt e një garë e


Në tingujt e një harpe

gjunjëzohem para teje dashuri


Betohem!


Në diell e në hënë

aq sa veç një Zot e di.


Do të kërkoj

do të këndoj

sa një jetë të jetë.


Ti më përplas

më ngre

fuqinë e shpendëve ke mbledhur.


Më tkurr

më zgjat

më çmpin

ashtu siç vetëm ti din.


Të lutem lërmë e pak

pauzë

reflektimin e së cilës

njësoj do ta vuaja.


Kemi aq për të bërë

mes fjalëëmblash

për të thënë

përkëdheljet

në tërheqje afrimi.


Përse duhet të humbasim kohë?

afrohu të të them

një fjalë në vesh.


Ah unë ty..!

sa shumë më mungon

dashuri pa kohë!

Zoica Gjolla Popi

Albania

Angli

Comments


bottom of page