top of page
Search

Në vend të një urimi nga Miho Gjini

(Duke lexuar bashkerisht Pajtim Caushin dhe Hekuran Halilin) Jo rastesisht duhet te themi dy fjale bashkerisht per dy nga poetet e prozatoret nga Konispoli, te cilet i lidhin shpirterisht, jo vetem keto dy drejtime letrare (e vlera te tyre njeheresh), po edhe i njejti qytet jugor.

Si une, Miho Gjini, qe merem me kritiken e artit e te letersise, po edhe miku im fabulist, poet i mirefillte, mesuesi veteran Vasil Gjivogli, po ashtu nga i njejti fshat, nga Piqerasi (dikur i Sarandes e tani i Himares), duke u njohur me se afermi me ta, po edhe me veprat e tyre te shkruara (Pajtimi 17 dhe Hekurani 6), kemi te njejtin mendim, vleresim e urim.


Shohim tek te dy keta krijues te begate shprehjen e mirefillt letrare, nivelin e admirueshm cilesor dhe, brenda veprave te tyre: mesazhe te fuqishme te qenies e te krejt jetes qe i rrethon ata, po edhe neve kolegeve e miqve te aferm.

Librat e tyre te rinj: romani i Pajtimit "Flatrat e Ajra Ajtojt dhe vellimi poetik i Hekuranit "C'ti bej shpirtit", qe patem neper duar gjate muajit gusht, na ngrohen shpirtin dhe na bene per vete ndaj ketyre librave, si vazhdimesi e krijimtarise se tyre te vyer, e cila sensibilizon cdo lexues, po edhe ndaj vendlindjes se tyre, Konispolit, ku "kujtimet dalin para nga cdo plase guri" dhe ku, "nga sheshi ku rri, zgjas doren si Perendi,/ qe kjo mrekulli drite, te mos mbaroje.", sikunder shprehet poeti i dhimbjeve te medha Hekuran Halili ne librin e tij me te ri dhe, sikunder e zgjeron ne tematiken e tij me te gjere te gjinise se romanit prozatori me talent Pajtim Caushi, me problematiken e mprehte te kohes se tranzicionit, me etjen e pafundme koruptive, te prostitusionit e te udheve te tjera te krimit, si edhe per shprehjen e dashurise njerezore, nga krahu tjeter, e bijave dhe e bijeve te ketij vendi. URIME TE DASHUR MIQ! dhe ju burofte pena qe te shkruani akoma vepra edhe me te mira! Sinqerisht e me dashamiresi Miho Gjini e Vasil Gjivogli...Piqeras me 3 shtator 2019

Comments


bottom of page