UNË DHE MOLLA
Në cilindo drejtim, drejt jugut, perëndimit… të nisesh,
nuk duhet prerë bileta drejt dritës më të lartë
që nis nga kudo e askund dhe gjithnjë kthen.
Dhe aspak papritmas, nga Edeni, te Stiv Jobs,
ndoqa rrugën e mollës.
Në takim erdhi edhe Newtoni,
pas asaj dite që, nën hijen e saj,
u ulë të pushojë.
KUR KTHEHEM NGA TIRANA
Kur pres mendjen të kthehem nga Tirana në vendlindje,
harroj fare ku isha mbrëmë e as di ku do jem sonte.
Asnjë pengesë mes nesh e sa larg këto copëra zemre,
ndarë me fatura çmimesh të ushqimeve,
ngjyra çadrash të plazheve,
brekë tango, kravata flutur,
psherëtima, urata… kështu nëmur.
THELLЁSINЁ DUA!
Që pa prekur cepin e shtratit, tek vjen e ik skenë pas skene
film e kujtime, qetësi dhome e pamje tej dritares,
ti tashmë je këtu, konturet tua shoh të më dridhin.
Ҫ’më duhet të jetë verë, borë jashtë, ekuator, plazh,
të gjitha te ti gjej, të hap kopsat, rënkimin nuk mbaj,
gjoksi i hapur, thithkat t’i zë me dhemb, hënën po ngjit
për duart ku ti hedh, penelin që s’njohin piktorët po nis
secilës pjesë të trupit tënd, duke kapur sytë galaktik
të kërthizës e po lëshohem tatëpjetë. Ah notat e bekimit
këtu nuk do zinte Praksiteli, as Allan Po, as Mikelanxho,
një lumë që përcëllon kordat e peizazhit mbi testiset
në duar të mia… ti falangë ushtarësh zbrit shpejtë
e më ndiz flakë qepallat e yjeve, jelat e çmendura
po i zë shpirtin e i prish kreshmet, duke i dhënë mish.
Ka ngrehur kokën, si hapësirë kozmosi, sorollatet
skllavërues brenda meje e më prish kauza, favore,
më përvëlon, më fundos në motiv pa moshë, pa kohë,
më mbanë majë piramideje…Më mirë ta gris me thonj,
ta marr me të mirë, me egërsi, ta këpus, ta tret. I mësho!
Gllënjkat e zjarrit të lëngësht më ngrisin në yje.
Gllënjkat e trokthit të lëngësht më kthejnë
në kompozitor e violinë të parë të sonatës
mes Edeni të gjallë lulesh me krah fluture.
NË VITIN 2050
Do ta hekuros të njëjtën këmishë të bardhë
që ta vesh kur të dal me pi kafe me ty, atje ku duam.
Fëmijët tanë për të cilët s’patëm mjaftueshëm kohë
ëndërroj të jenë diku duke udhëtuar me trena të shpejtë
që të mos vonohen për në punë, si unë.
Te dera, gjersa mbathë këpucët e tua të zeza,
si çdo gjë tash këtu,
vështron me nervozizëm orën në llërën e plakur të dorës.
Unë do të jem duke ujitur në çastin e fundit lulet
në po këtë ballkon,
ku sonte rri e vështroj një copë re,
si mundohet të fshehë hënën pas vete.
TAKIM ME KOHËN TJETËR Viti u bë blu i errët, si shtëpia, si kopshti dhe udha ndanë fushës që është mbaruar, si me dilema, të vazhdojë më tutje apo të kap ndërtimi kënd të dytë. I errët, si hëna bri malit e vetë mali nën qiell ndanë lumit. Lumin me blu do ta vesh unë, kur t’i jap lamtumirë zjarrit jeshil fushave, me të cilin vesha ato deri në skaj larg. Por pikturat murale nga koha me familjen zgjasin klithmën e tyre mbi të gjitha kujtimet, mbi të gjitha ngjarjet, një kronologji e rëndë, e pafund. Vërej si më merr frymën. Po ngjit shkallët për në katin e dytë të shtëpisë blu të errët, të vesh fustanin elektrik me xixëllonja të zeza e dantellë ngjyrë ftoi, pa vonuar që do ta afroj grykën e shishes me helm te buzët spirale e do t’i mbyll qepallat simetrike që ta harroj diellin. Dhimbjes do t’i jap pak pushim, t’i njom krahët me forcë, se në vdekje është liria dhe në liri, vdekja, në shtëpinë blu të errët, brenda të cilës s’shihet mermeri pus i zi.
LULE CIKLAMINI
Sot do të shkoj në takim të dashurit qelisë së burgut,
në fletët e misrit fshehen hardhuca e karkalecë,
si gardianë, drejtorë dhe kuzhinierë që hanë pa mëshirë
orët, ditët dhe vitet e kapur me zingjirë të ligë,
nuk dua ngushëllim, arsyetim, bileta të prera
ditë e ditë më parë
për udhëtime që mbase nuk do vijnë kurrë.
Dua të kap në tërësi secilin cikërrim imazhi tënd…
dhe dua këto rrugë gjer tek burgu, këto qeli, këto grila
që e di se ti je aty…
Dua këtë vdekje në ngjyrë lule ciklamini!
PO RRI PA BREKË!
Jam pa brekë,
më parë mbaja një palë tango me numër 1244
dhe mu në mes të botës kishin të vizatuar
dhe një lulë tërfili trefletësh.
Me kavalierin në krah po ngjitem shkallëve për në pallatin
e orgjive, kur ia fusin njeri-tjetrit e më së shumti vetvetes,
nga çdo anë e mundshme.
Disa me të madhe dhe me gojore punojnë.
Ç’është gjithë kjo mizori e një ndërgjegjeje stratosferike
e pa limit klithma kënaqësie, nga më të çuditshmet,
nëpër një liri të pacënuar nga ligje të çamçakëztë
mbushin pallatin shkëlqyes të orgjive.
Comments