top of page
Search

Nëna që sapo lindi, në luftë për jetën me Covid-19

Në një postim të sajin Ministrja Olgerta Manastirliu bën apel për ndjekjen dhe aplikimin e masava mbrojtëse ndaj Covid-19.

Më poshtë postimi i saj:

"Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv🙏🏼

Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!

‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!

😷#VendoseMaskën

#ShpëtoJetë🙏🏼"



Comments


bottom of page