Mos prit të mbarosh universitetin,
të dashurohesh,
të gjesh një punë
të martohesh,të kesh fëmijë,
ta shohësh veten të sistemuar,
të humbësh ato dhjetë kilogramë,
që të vijë darka e të premtes apo mëngjesi i së shtunës.
Nuk ka moment më të mirë se ky për të qenë i/e lumtur.
Lumturia është një rrugëtim,jo një destinacion.
Puno sikur të mos kesh nevojë për para,
dashuro sikur të të mos kenë lënduar kurrë,
dhe kërce,sikur të të mos shihte njeri.
Kujto se lëkura rrudhet,
flokët bëhen të bardhë dhe ditët bëhen vite.
Por kryesorja nuk ndryshon:
Forca dhe bindja jote nuk kanë moshë.
Shpirti yt është ai që largon tutje çdo ngatërresë që mund të jetë krijuar në të.
Pas çdo fundi ka një fillim të ri.
Pas çdo arritjeje ka një sfidë tjetër për tu kapërcyer.
Përderisa je gjallë,ndjehu i/e tillë.
Shko përpara edhe kur të gjithë presin rrëzimin tënd!!
~ Nënë Tereza ~
Comments