Nga Prof. Qerim Demaj
Ditëlindja e pafestuar
I lindur në kohë të pakohë,
Kur populi im vuante nga uriay.
Në këtë moshë pleqërie,
Kujtoj vuajtjet e mia...
Nëna ime, ndjesë pastë,
Më rriti, me shumë mundime...
S'kishim as ç'të hamë,
populli vuante n' mjer ime...
Nëna ime, ndjesë pastë,
punonte dit'e natë...
Na shikonte zëmër-plastë,
si çdo nënë shqiptare, e ngratë...
Andaj, kujtoj atë kohë, të pakohë...
Dhe saherë Ditëlindjen festoj,
Zemra më qanë, më dhemb,
atë kohë, kur Unë e kujtoj...
NËNËS SIME
E dashura ime, nënë,
pusho e qetë, n'amshim !...
Se biri yt s'të harron,
më rrite, me shumë mundim...
I kujtoj ditët e urisë,
mjerimi, kur na kaploi.
Punoje, për ne, natë e ditë,
Andaj, me mallë të kujtoj...
Ishe një nënë punëtore...
Qepje, paja, me makinë,
vetëm që ne të na reisje
dhe të na e shuaje urinë...
Andaj, me mallë e lotë në sy,
Nëna ime, sot të kujtoj,
se ishe nënë e vërtetë...
Nga zemra kurrë s'të largoj...
Larg Vendlindjes!...
Këtu, n'mërgim,
rri dhe vuaj:Larg Vendlindjes sime,
Vuaj për Ty, Kosovë,
Vuaj, plot mallëngjim,
për popullin dhe vendin tim...
Askush s'më ndjen, s'më kupton.
Çfarë ke, më thonë,
çfarë të mungon...
Kosova, iu them,
shpirti po më dhemb-vajton...
Atje kam far'e fis,
atje kam t'mitë...
Këtu askush s'më njeh, I huaj, i përbuzur jam...
Përveç familjes,
askend nuk kam...
Shumë kujtime, më lidhin, me Ty, Kosovë,
Që nga fëmijëria-vuajtja
dhe tani
Comentarios