Jeni duke ecur në mal për pushime dhe befas ariu ju del përpara. Çfarë duhet të bëjmë? Si duhet të veprojmë?
Mendohej se arinjtë ka shumë të ngjarë të sulmojnë nëse ndodhesh në Amerikën e Veriut dhe Evropë. Nëse është ari ngjyrë kafe shtrihuni, por nëse është i zi atëherë përgatituni për dyluftim.
Por,ajo që duhet të marrim parasysh gjatë studimeve të fundit:
Nëse një ari shkon pas ushqimit tuaj që i servirni / çantës që keni me vete dhe jo për ju, sigurisht që është mirë të shtriheni në Tokë.
Por, nëse një ari injoron ushqimin dhe shkon pas jush, atëherë ju jeni ushqimi për të.
Në këtë rast nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të luftoni sa më agresivisht të jetë e mundur.
Ndoshta disa njerëz gabimisht supozojnë se ne sugjerojmë që ju duhet të fitoni një luftë me ariun.
Sigurisht që ju nuk mund të mposhtni ariun me ngjyrën kafe/të bardhë, por duke luftuar në mënyrë agresive ju mund të dekurajoni ariun dhe ai do të kërkojë pre më të lehtë.
Kafshët nuk mund të përballojnë dëmtime serioze. Arinjtë janë më të shpejtë se vrapuesit olimpikë.
I vetmi rast që duhet të vraponi është nëse jeni me një mik dhe jeni më të shpejtë se ai mik dhe në këtë rast do t'iu duhet të lini mikun në baltë.
Comments