top of page
Search

Nëse Zoti shfaqet përpara teje cfarë është mire t’i thuash? Lutja apo Lavdërimi?

nga Afërdita Zaja

Jetojmë në një botë paradigme fenomenale aspak noumenale, kur dijmë se noumeni është sipas filozofëve Qendra e gjithckaje, vetë Zoti rreth të cilit gjithcka rrotullohet. Sipas Aristotelit

Ai është lëvizësi i palëvizur që bën cdo gjë tjetër të lëvizë. Në një botë ku vetë shkenca klasike, mediat, filmat, politikat e cdo gjë që na rrethon e kanë fare të përjashtuar Qendrën Mistike apo në gjuhët fetare zyrtare Zotin, Perëndinë, Hyun, Jezusin, Allahun, Buddhën apo bestytnit mitollogjik me emrat Zeus, Odin, Osiris, Mithra, Surya, Pan, Kronos etj.

Parimisht përkufizimin më të përafërt e të lirë të mundshëm ndaj Zotit e gjejmë tek bota jonë e brendshme, tek mendimet tona që varen krejtësisht nga perceptimi ynë i fituar i aq viteve sa kemi jetuar në këtë planet tokësor mësonjës.

Mirëpo Universi brenda të cilit ne ndodhemi dhe jetojmë na paska ligje!

Këtu nuk po flasim për Ligjet e Ligta (sic na mëson Petro Zheji ‘Ligji i Ligu’ tek ‘Libri i Aforizmave) të perkohshme të krijuara nga mendja e cekët e njeriut por për ligje hyjnore të përjetshme dhe që nuk ndryshojnë kurrë në cfarëdolloj epoke ari, guri, argjendi apo epoke të errët.

Afërdita Zaja

Dituria e lutjes sic na kanë mësuar qysh kur kemi lindur dhe praktikimi i lutjes ndaj Zotit për nga brenda në heshtje nuk sjell asnjë përfitim shpirtëror, aq më tepër dhe duke shtuar natyrën tonë egoiste të kushtëzuar dhe kërkesat e hallet pambarim si bie fjala më mbaj familjen mirë, më ruaj kalamajtë, më ndihmo për këtë/atë, më gjej një burrë të pasur, një nuse për shtëpi, më shëro, më beko, më bëj të kaloj këtë provim etj. Pra Lutja e heshtur pa zë të Ul ndërsa Lavdërimi/Lartësimi me zë të ngre Lart, qoftë ky lavdërim vetëm me një ose dy fjali të përsëritura disa here.

Lavdërimi i Zotit me zë ndikon direkt për mirë tek AND-ja jonë, gjë të cilën e ka vërtetuar shkenca e Epigjenezës.

Fjalët lavdëruese krijohen natyralisht nga perceptimi ynë në gjuhën e lindur mëmë sepse Zoti i kupton të gjitha gjuhë. Kjo është një nga dituritë e humbura, pra një nga Ligjet e Universit që është injoruar, aspak praktikuar nga shumica e bijve të tokës për mijëra vitesh me pasoja drastike dhimbjesh dhe vuajtjesh shpirtërore.

Lavdërimin në gjuhën mëmë të lashtët në kohët e arta e zbatonin dhe ishin të lumtur si në këtë jetë ashtu edhe në tjerat që do vinin, ata të gjithë kishin fushëpamjen e të ardhmes së tyre të shkëlqyeshme qysh prej të tashmes deri në përjetësi pasi ekzistenca vazhdon ... Lavdërimi ndaj Hyjnisë krijon fatin tënd të ardhshëm, është një nga Ligjet e Universit.

Pra kur lavdërojmë gjëra të kota si bie fjala një politikan, shefin tënd, të famshmit, aktorë të holliwood-it, vipat, këngëtarët etj dhe meqënëse jeta reale e të famshmëve në përgjithesi është e mjerueshme do të thotë se edhe e ardhmja jote do të rrjedhi në atë drejtim mjerues! Sepse nëpërmjet zërit tënd ti i bën të qartë Universit atë që të pëlqen dhe Universi atë do të japi.

Kur lavdëron Zotin apo një qenie realisht të lartë hyjnore ti i tregon kështu Universit se drejt asaj dëshiron të shkosh. Cdo gjuhë e botës e shikon Lavdërimin si dicka vërtet të lartë, të rëndësishme e cila dëshmon se të lashtët e zotëronin diturinë e lavdërimit, jolutjen dhe e kanë lënë atë si gjurmë brenda në gjuhë!

Në shqip kemi ‘Lutja të bën të ulët, Lartësimi/Lavdërimi të Lartëson’. Në anglisht ‘When you pray you become prey of your ego (kur lutesh bie pre e egos tënde), when you praise you raise (kur lartëson ti lartësohesh).

Po ashtu edhe në gjuhë të tjera. Të famshmet Mantra janë në fakt thjesht fjalë nderuese, lavdëruese ndaj hyjnisë. Po në rastin kur nuk kemi një qenie të lartë apo kur nuk e shohim dot Zotin cfarë mund do të lavdërojmë? Përgjigja e saktë është ‘nëna natyrë’, bukuritë e të cilës janë të pafundme, Dielli shndrit si asgjë tjetër, Nuk ka më freskuese sesa flladi i erës, Nuk ka më të mirë se aroma e një luleje, asgjë më qetësuese se muzika e dallgës së detit etj, fantasia mbetet e juaja. Ju sugjeroj të shikoni videon sepse ka akoma më shumë sqarime të stërdetaljuara gjithashtu edhe nga mjeshtri i Vedave dhe mësuesi i ligjeve hyjnore Prashant TriVedi.



Comments


bottom of page