Nga Pajtim Çaushi
Kuptohet, kur i drejtohej njeriut, i flet te voglit e te madhit si moshe, te ultit dhe te lartit si pozicion. Ndaj dhe mendimin tim ia shpreh njelloj si femijes e fermerit, ashtu dhe ministres e Kryeministrit.
Dihet, mē se pari Ministres se Kultures pasi, siç thonë nuk e ze gjumi per t'i sherbyer kultures kombetare.
Dhe pas shenjimit per Njeriun, kujtoj ndodhine e dhjetorit te vitit '20 tek Qendra Kulturore Dea ne Ksamil. Ne te Klubit te Krijuesve Jonianë qemë te ftuarit e Mjeshtrit te Madh te muzikes shqiptare, kompozitorit Limoz Dizdari.
Me nismen e tij do te perkujtonim nje pervjetor te kolosit te muzikes boterore, Bethovenit te madh.
Kur shkon diku, sheh dhe vlereson. U habitem dhe u krenuam. Qendra Dea mbase eshte e vetmja ne Shqiperi qe u shpetoi kthetrave te injorances e skllaverise te cilat paten filluar ta benin stalle lopesh dhe u kthye ne model te nje Parajse kulturore per banoret e Ksamilit e Sarandes.
Pyetje: kush e realizoi kete metamorfoze te bukur ndryshe nga ajo e Franc Kafkes me Gregorin e gjore?
Pergjigje e njezeshme: Profesori i muzikes klasike dhe moderne shqiptare, Nderi ynë, i madhi Limoz Dizdari!...
Paradoksi: per mrekulline qe krijoi ne bregun e Ksamilit te piketuar per stalle apo per ta grabitur e per ta bere hotel privat, nisen kercenimet me format më mesjetare e me kercitje dhembesh:
Do te zhdukim nga ketu e nga faqja e dheut!...
Mos guxo te vazhdosh se hë, hë, hë!
Hap udhe se s'do jesh më as ti, as Adriana tende!...
Adriana eshte e shoqja e nderuar dhe e talentuar e Kompozitorit të gjorë shqjptar.
Qendrimi: te gjithë folesit e atij takimi te dhjetorit 2020 denuan me force e mllef kete veprim prej inkuizitoresh ndaj Profesor Dizdarit.
Dhe me kaq menduam se u mbyll dhe gjithçka iu kthye normalitetit... por jo. I keqi e vazhdon te keqen , i ligu e thellon ligesine... Pra kur gjen shesh, ben pershesh!...
Pse, po shteti? - pyetem.
He, he, he!... Shteti fle apo ben sikur fle njelloj si dhelpra e Cëngër beut!... Dhe grabitesi vazhdon ne tragen e vet te hajduterise.
Ne fund te shkurtit Qendra Kulturore Dea befas u gjet e qarkuar nga ruspa, buldoziere, fadroma, eskavatore...
Grabitesit sapo nisen zanatin e vjeter te grabiqarit. I u afruan Deas se bukur per ta çbere e varrosur, per ta sharë e perdhosur... dhe kush?... HIENAT e kultures kombetare shqiptare, grabitesit e pronave te shqiptareve, shkaterruesit te kultures, varrmihesit e se bukures, arkitektet e mizerjes...
Po shteti?...
Po ministria e Kultures?...
Po Kryeministri?...
Heshtje...
Atëherë, a nuk duhet që ne vetë ta mbrojme me patjeter kete pjese te hijshme te kultures sone materiale e shpirterore?...
Comments