top of page
Search

Odaliska

Poetja e njohur, Gladiola Jorbus na sjell per lexuesin nje poezi per figuren e Odaliska.

Ajo jepet si nje bukuri e mbyllur dhe tragjike ne fatin e saj me mjeshteri nga poetja me ane te figurave te shumra letrare. Ne endrren e bukur per kaloresin, por edhe si shuhet endrra e zjarrte mbyllet kjo histori.


Po cfare ishte Odaliska?

Ajo ishte një shërbyese që ishte destinuar për në harem, por ajo përfundimisht mund të bëhej konkubinë. Ajo u rendit në pjesën e poshtme të shtresëzimit shoqëror të një haremi, duke mos i shërbyer burrit të shtëpisë, por përkundrazi, konkubinave dhe grave të tij si shërbëtore e dhomës së tyre personale.

 

Nga: Gladiola JORBUS


Odaliska


Odaliskë e trishtë

mbi krye mban një kurorë.

Stolisur me lulet e erës -

anemona të çelura nga pikëza gjaku.


Në buzë të endet një puthje e zjarrtë

që shuhet e papërqafuar.

Si Venusi i Milos - Perëndeshë pa krahë!


Në mbrëmjen e heshtur

prafullon psherëtima.

Bukuri tragjike!

Dhe e nëmur rrëngjen.


Pumbosen ëndrrat në

pallat të mermertë.

Shndërrohen lutjet

në shtatore të fildishta.

Odaliskë,

ofshamë dhe robinjë e fatit tënd!


Melankolia ngjet me një bulëz vesë.

Kalorësi yt niset nga larg.

Shndrisin yjet mbi galopin e hovshëm.

Nata e gjatë si viti i brishtë...

më në fund u zbeh.

Velat e bardha përshëndesin diellin.

Odaliskë, buzëqesh!

Një zemër për ty,

prej së largu, po rreh.



Comments


bottom of page