top of page
Search

Operacioni gjigand propagandistik Tirana- Kryeqyteti i Rinisë

Nga Rezearta Caushaj


Veliaj takon sektorët e biznesit që t'i bind t'i bëjnë reklamë atij personalisht duke përdorur hashtagun #TiranaKryeqytetiRinise dhe pse jo, t'u vjel ndonjë lekë.

Mund t'i bëni një kërkim hashtagut ndër vite për të kuptuar se sa është përdorur më parë.

Numërohen me gishtat e dorës rastet.


Ndërkohë, kjo gjë ndryshoi papritur 2 vjet më parë dhe prej atëherë hashtagu #TiranaEuropeanYouthCapital shfaqet edhe nëpër postimet më të çuditshme.

Me qindra e mijra postime vetëm këto dy vite.

Po në funksion të operacionit propagandistik (që synon t'i sigurojë kandidaturën për kryetar) ka nxjerr reklamues nëpër rrugët më të populluara mes të tjerash.

Para pak kohësh u shpallën edhe vendet vakante të punës në lidhje me organizimin e aktiviteteve të parashikuara dhe jo rastësisht, mes rreth 15-16 vendeve, shumica kishin lidhje me marketingun/PR/menaxhim media sociale.

Dhe ky është vetëm fillimi.

Veliaj do të përfshij mediat, shoqërinë civile, do të shfrytëzoj lidhjet politike dhe do të ftoj dy artiste me famë ndërkombëtare.

Qëllimi duhet të jetë investimi në rininë e kryeqytetit, sebepi do jetë promovimi i Tiranës, por realisht do të synohet promovimi i Veliaj.

Do të dëgjojmë ato fjalimet simpliste banale të kryetarit të bashkisë, ku ai nuk mund të mos i shfrytëzoj për të goditur çik kundërshtarët.

Do të rekrutohen njerëz me interes direkt në projektet e bashkisë, të dalin e të flasin në mbështetje të Veliaj.


Të jemi të qartë: Titulli Kryeqyteti Evropian i Rinisë është ideuar për të inkurajuar projektet për të rinjtë, por kjo do të jetë fushatë elektorale.


Si gjithmonë, kleçka qëndron te paratë.

Kontrata e nënshkruar me Forumin Rinor Evropian stipulon se çdo shpenzim për projektet e parashikuara do të mbulohet nga buxheti i bashkisë.

Përfshi këtu edhe mbulimin e të gjithë shpenzimeve për organizimin e sesionit vjetor të kësaj organizate e çdo delegati që do të marr pjesë.

Nuk besoj se do të mungojë ndonjë intervistë me ndonjë The Guardian, duke përshtatur tezat e "Tirana, qytet miqësor me fëmijët" me nevojat e momentit.

E gjithë zhurma do të përdoret për të shmangur pyetjet mbi shpenzimet.

Do të jetë, siç thonë miqtë amerikon, "a shitshow".

Comments


bottom of page