top of page
Search

Operacioni "Mavromati" në Konispol, i sukseshëm,tre në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mavromati". Operacioni nga Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Policisë e Igumenicës, Greqi dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Sarandës.


Arrestohen tre shtetas shqiptarë nga Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për tentativë të trafikimit të lëndës narkotike nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek. Arrestohet nga Policia greke, pritësi i lëndës narkotike, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një sasi lënde narkotike.


U sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa shtetasve të arrestuar, nga Policia Kufitare, si dhe një sasi tjetër lënde narkotike në banesën e shtetasit grek, i cili priste në kufirin jeshil lëndën narkotike nga tre shtetasit shqiptarë. Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe atë të trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, Policia Kufitare e Qafë Botës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe me Policinë e Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Mavromati".


Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shtetasve shqiptarë në tentativë për të trafikuar në drejtim të shtetit grek 3 kg Cannabis Sativa. Po gjatë operacionit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, identifikuan dhe kapën edhe një person tjetër si bashkëpunëtor në këtë trafik konkretisht, gjatë operacionit në tokën shqiptare u kapën dhe arrestuan shtetasit: N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol; A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol dhe A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.


Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë. Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart.

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Comments


bottom of page