Nga Rezearta Çaushaj
Per efekt te punes kam ndjekur seancat e KAS-it per akuzat per manipulim votash ne Gjirokaster e Berat nga opozita.
Fillimisht po sqaroj, per kedo qe e ka te nevojshme, se mua nuk me pelqen administrimi militant i zgjedhjeve dhe kam pak simpati, si rrjedhim, per KQZ.
Gjithashtu, prirem te besoj te blerja, ndikimi apo intimidimi i votes nga partia ne pushtet.
Kete bindje nuk e formova ne 26 prill ama.
Por, po te ndjekesh nje pjese te akuzave qe ngre PD aty, ajo i kerkon KAS te hetoje akuza qe jane jashte juridiksionit dhe tagrit te saj.
Citoj "KAS shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve."
Opozita denoncon se kompania e nje kandidati te PS ka perftuar prokurime publike.
Pastaj thote se me parate e prokurimeve ai ka blere vota.
Per kete nuk ka prova konkrete, por i kerkon KAS-it te vertetoje akuzat per te. Pra, t'i gjeje KAS provat.
Po ashtu, akuzon qeverine se ka marr ne pune mijra te rinj perkohesisht, sa per t'u marr voten.
Po ashtu PD denoncon rrjedhjen e te dhenave te qytetareve dhe pergjimin e tyre nga PS.
Te gjitha mund te kene ndodhur.
Cili eshte problemi?
Problemi eshte se si mund te hetoje KQZ ne lidhje me prokurimet?
Apo me emerimet e perkoheshme ne administrate?
Apo me rrjedhjen e te dhenave?
Keto mund te pranohen vetem nese PD sjell fakte qe i lidhin direkt me vjedhjen, blerjen apo manipulimin e votes.
Pra, do te pranohej nga KQZ nese PD sillte prove qe nje apo disa punonjes te perkohshem te administrates jane kercenuar te votojne per PS.
Do te pranoheshin nese PD do te sillte prova se kompania e x kandidati ka blere vota.
Nese ka shkelje te ligjit per prokurimet, kete e heton SPAK apo organe te tjera te ligjit.
E njejta gje per punesimet ne administrate.
E njejta gje per rrjedhjen e te dhenave.
Cdo jurist e di kete. Edhe juristet e nderuar te opozites.
Atehere, perse shkon opozita me keto akuza te KAS?
Perse kur KAS refuzon te pranoje prova jashte tagrit te saj, ajo anatemohet?
Nuk eshte e afte opozita te vertetoje pretendimet e saj?
Nese nuk ka besim te KAS-i apo SPAK-u, le te mos shkoje!
Le t'ia paraqes provat publikut e ky le te gjykoje ne baze te kapacitetit te vete!
Te shkosh te luftosh me ligj e fakte dhe te ofrosh aty spekulimet e cdo opozitari ne Facebook, tregon se qellimi i opozites eshte mashtrimi i atyre militanteve te gjore.
Nese me e mira qe mund te beje opozita eshte te mashtroje ndryshe nga qeveria...
Comments