top of page
Search

Pacientet me Skleroze Multiple ne Shqiperi pa mbeshtetje nga shteti

Nga Tanush Çaushi


Cfare eshte Skleroza Multiple

Skleroza Multiple eshte nje semundje tipike autoimune e sistemit nervor qendror. Shkaqet e kesaj semundjeje jane ende te panjohura, por simptomat jane te mirestudiuara. Me se shumti kjo semundje shkakton paaftesi ne sistemim motorik, ku pacienti kalon nga njera faze ne tjetren me kalimin e viteve ne nje paaftesi te plote.

Si fillim shkaktohen probleme ne humbjen e ekuilibrit dhe veshtiresi ne ecje. Sapo pese vitet e para kalojne arrihet ne perdorimin e mbeshtesve nga njera ane, pastaj dy ane, karroce dhe ne fund pacienti dergjet ne shtrat i paafte plotesisht. KJO ESHTE RRUGA NORMALE NESE NUK MERRET MJEKIMI DHE TRAJTIMI I DUHUR PER TE BERE TE MUNDUR PERMIRESIMIN E SIMPTOMAVE:

Sigurisht qe nga njeri pacient ne tjetrin kjo gje eshte e ndryshme, pasi SM eshte e ndryshme ne secilin pacient. Pervec pjeses se demtimit motorik, mund te kete demtim edhe ne pjese te tjera sic jane shikimi, aftesia seksuale, gelltitja etj.


Pacientet me SM ne Shqiperi

Jeta e pacienteve me Skleroze Multiple ne Shqiperi eshte ne nje situate shume te veshtire. Duke qene se fataliteti i kesaj semundjeje nis ne nje moshe kur nevojat jane te medha (e se shumti kjo semundje shfaqet ne moshat 20 deri 40 vjec), pikerisht ne momentin kur ciftet e rinj krijojne familjen para tyre shfaqet nje problem shume i madh per jeten e tyre : paaftesia per kyerjen e veprimeve te caktuara.


Rruget e permiresimit te cilesise se jeteses

Edhe pse eshte nje semundje e rende, perseri nga studimet shkencore te deritanishme dhe medikamentet e reja eshte rritur ne menyre te ndjeshme kohezgjatja e arritjes se paaftesise. Kjo neper vendet e zhvilluara madje edhe ato fqinje arrihet nepermjet medikamenteve te shumta ne numer, me cilesi te larte ne ndalimin e relapseve, fizioterapi, mbeshtetje psikologjike dhe sociale dhe rehabilitimin me ane te programeve tek Qendrat e Rehabilitimit.


Rasti i Shqiperise

- Medikamentet:

Ne Shqiperi, i vetmi trajtim eshte me dy imunomodulatore te miratuar nga shteti shqiptar dhe te rimbursueshem. Por, ndersa edhe ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni ka nje numer te madh medikamentesh qe shteti i ofron ne Shqiperi ka vetem dy te tilla. Nga vete karakteristikat e kesaj semundjeje ku pacientet reagojne ndryshe ndaj medikamenteve, perdorimi i vetem dy medikamenteve ben qe paaftesia te shfaqet masivisht ne keta paciente.

Kjo ben qe pacientet shqiptare qe te rinj te arrijne ne shkalle te larte paaftesie. Edhe pse kerkesa nga mjeket shqiptare ne menyre konstante ka qene per shtimin e numrit te medikamenteve, perseri kjo ceshtje mbetet kritike dhe e pazgjidhur.

- Fizioterapia:

Sipas studimeve shkencore, perfitimet nga fizioterapia jane shume te medha. Por, mungon sherbimi falas per keta paciente.


Ne kete menyre edhe ky lloj faktori per pacientet nuk ndikon pozitivisht. Keshtu sipas studimeve te vete mjekeve shqiptare neurologe, fizioterapia ndikon pozitivisht ne rritjen e cilesise se jeteses se pacienteve dhe ne mirembajtjen e sistemit motorik.

- Mbeshtetja sociale:

Mungesa e punesimit eshte evidente per kete komunitet pacientesh. Edhe ne rastet ku merret ndihma sociale, ajo eshte ne vlera minmale 10,000 leke ne muaj.

- Qendrat e rehabilitimit:

Ne Shqiperi nuk ka asnje qender rehabilitimi te mirefillte per semundjet autoimune. E vetmja eshte QSUT, e cila funksionon vetem me dhenien e ilaceve dhe trajtimit te relapseve.

Konkluzioni:

Jeta e pacienteve ne Shqiperi eshte e veshtire dhe mungesa e dores se shtetit ka qene dhe eshte evidente. Nese terapite e menaxhimit te semundjes do te aplikoheshin tek pacientet, atehere jeta e tyre do te permiresohej dhe ata do te mund te punonin dhe ti sherbenin familjes dhe shoqerise.


Comentarios


bottom of page