Nga Pajtim Çaushi
Presidentja në detyrë e Kosovës, e nderuara Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj në Kuvend kërkoi :
Parlamenti i vendit amë, pra i Shqipërisë, të aprovonte një rezolutë ku të dënonte krimet serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Po këtë kërkesë ua pat bërë në takime të veçuara edhe zotërinjve Ruçi, Meta e Basha (Ramës jo, pasi ky nuk denjoi ta takonte).
Dhe këta i premtuan se do ta bëjnë ose para ose pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Sinqerisht nuk e dija dhe as nuk më shkonte në mend se kjo rezolutë s'ishte bërë ende pas 21 vitesh.
NJË PYETJE
Parlamenti i vendit amë për bashkëkombasit e masakruar, të vrarë, të pêrdhunuar e të dëbuar pse hesht dhe heziton të thotë të vertetën tragjike, pse nuk zbaton Kushtetutën?
EDHE TRI PYETJE
- Këta liderucë që premtojnë për rezolutë, tani kanë hyrë në politikë e në drejtim apo kanë nga 20 e 30 vjetë që majmen e tundin këmbët mbi kurriz të popullit skelet?
- Pse nuk e bënë dje, pardje, vjet, parvjetë?
- A do ta bejnë vallë edhe tani apo vazhdojnë ende të mashtrojnë e të rrejnë pêr interesa elektorale?
NJË DYSHIM
Vallë deputetët e liderucët e tyre kanë ngrënë çorbë të prishur dhe tani vjellin çorbēn e gëlltitur?...
Si mund të shpjegohet ndryshe kjo heshtje e frikë?
Mos qoftë ashtu se... mjerë ne e mjerë ky vend!
Commenti