top of page
Search

Pajtim Çaushi: "Miun mal e qimen tra"

Lirikë apo tragjedi...?


(Shkrimtari Pajtim Çaushi)


Për vijimin e gjallimit

njeriu në kalvar rend,

nis me lëngjet e shikimit,

bëhet si magma që djeg.

Mijëra këngë e poezi

dyllosur shtresë mbi shtresë

si papiruset në lashtësi

a si shkrimet palimpsest.


Oshëtinë gjëmim i thellë:

- Eh më trete, ah më sose...!

Njerëzit ngrejnë një shtjellë

si zhegu në sheshe e qoshe.


Mizi e miza të shkujdesur

shtrirë, rehatuar mbi bar...

Dy njerëz në çift pleksur:

qimen tra e miun mal...!


Miun mal e qimen tra

pellgun det, flladin stuhi...

Përmbys notat do për la,

lirikën bëjnë tragjedi...

21 janar '22


Comments


bottom of page