Pella është një qytet antik i vendosur në Maqedoninë Qendrore, Greqi.
Dikur ishte kryeqyteti historik i mbretërisë antike Greke të Maqedonisë dhe vendlindja e Aleksandrit të Madh.
Ndoshta u ndërtua si kryeqytet i mbretërisë nga Archelaus.
Pas prishjes së perandorisë maqedonase, u pushtua nga Romakët, dhe thesari u transportua në Romë. Besohet se Euripidi, tragjediani i lashtë Grek, shkroi dy nga shfaqjet e tij më të rëndësishme ("Archelaus" dhe "Bacchae") në këtë pallat.
Sipas zyrtarëve, do të kryhen punime për ruajtjen dhe rivendosjen e dy strukturave kryesore të kompleksit monumental Pallati Mbretëror të Pellës së Lashtë.
Vendimi vjen pas projektit që u miratua në vitin 2016 për të rikonstruktuar pallatet më mbresëlënëse të Greqisë antike.
Pallati maqedonas ishte një grup ndërtesash mbresëlënëse dhe komplekse me sipërfaqe 56.000m2 të ndërtuara në nivele të ndryshme. Ai përbëhej nga një rrjet strukturash i lidhur përmes shkallëve dhe shtigjeve.
Pallati pësoi dëme kritike gjatë epokës së perandorisë Bizantine, kur shumica e pjesëve strukturore u morën dhe u përdorën për të ndërtuar vendbanime në zonën përreth. Për rrjedhojë, vetëm themeli i strukturave së bashku me disa kollona dhe mozaikë të mrekullueshëm janë ruajtur ndër epoka.
Burimi: Greekreporter.com
Comments