Dita e fundit e gushtit shënoi një veprimtari sportive simbolike në Kanalin e Korfuzit.
Shtatëdhjetë notarë të vendeve të ndryshme kaluan me not distancën prej rreth gjashtë milje midis brigjeve shqiptare dhe atyre të ishullit të Korfuzit.
Në retrospektivë kujtojmë se është vendi ku u goditën anijet luftarake angleze në vitin 1945 prej nga lindi Incidenti i Kanalit të Korfuzit.
Po kështu është hapësira ujore e lakmuar për qytetarët të cilët nuk pajtoheshin me regjimin komunist dhe tentonin largimin me not apo komardare.
Kuptohet, tentativa të tilla shpesh shoqëroheshin me pasoja tragjike.
Pra, dje në hapesirën midis dy brigjeve vdekje dhe arratisje nga kuçedra që kishte mbërthyer vendin, sot hapësire garash dhe argëtimi
Comments