top of page
Search

PANDEMIA DHE PANMARKSIZMI


Nga Agron MEMA--shënim i ditës

Le ta quajmë këtë Pandemi fatkeqësi natyrore.

Të mbetemi në statusin e kësaj.

- A duhet të përballemi të gjithë?

- Po. Kjo është përgjigjia.

Ky është dhe apeli i kryeministrit. Ok.

Të flasim dhe pak anglisht, aq sa dimë. Por mynxyra e këtij populli nuk vjen nga viruset, por nga servilat e pushtetit.


Pandemia bën në vetvete një histori. Kush nuk do t’a besojë , le të mos e besojë, po të shohin përfitimet kolosale që u jep situata e “luftës”, pa harruar se pas luftës mund të ketë sanksione finaciare, ashtu siç ka ndodhur pas ç’do lufte. Nejse, mbase nuk ndodh tek ne.


E kishim fjalën tek Pandemia që do mbetet historike. Se siç kanë thënë filozofët, dhe kjo nuk duhet nëpërkëmbur. Të studiosh historinë do të thotë të kërkosh dhe të zbulosh forcat të cilat janë shkaqet e atyre përfundimeve që shfaqen para syve tanë si ngjarje historike.

Le ta quajmë veten me fat, që na ra ky fat, ndonëse i keq dhe katastrofik, por na dha shumë. Na dha që arritëm në disa përfundime të cilat do të mbeten në mendje, do bëhen historike, dhe neve nuk do t’i braktisim kurrë.


Por më vjen keq që në qytetin tim më e rëndësishmja për pushtetin është propaganda për mbrojtjen e patriotizmit politik, pa e kuptuar që kjo mënyrë e shfaqur është e destinuar për të sjellë më shumë fatkeqësi, sepse heqin dorë nga ajo ç’ka është më e rëndësishme në këto situata Pandemie.

Në këtë situatë, karakteristika më e dallueshme e forcave politike në qytetin tim, nuk ka gajle edhe në Shqipëri, duhet të jetë bashkëpunimi.

Le ta quajmë një kohë të bekuar për vëllazërim se jemi popull i vogël. Pamvarësisht se gjithmonë në etapa historike shfaqen një pjesë e njerëzve injorantë dhe të paditur, por ka rrugë dhe tryeza që njerëzit e mënçur të ulen dhe të shfaqin problemet që duht të zgjidhen, sidomos në fushat e ndryshme të jetës publike.

Një gjykim i zgjuar i palëve politike të qytetit, do të mund të sjellë shumë gjëra të dobishme. Sepse shumë nga të këqijat tona e kanë shpjegimin pikërisht nga ky mos bashkëpunim.

Nëse komuniteti i Sarandës garantohet nga ky kusht i bashkëpunimit të forcave politike për përballimin e e situatës, kjo është FITORE.




Comentarios


bottom of page