Nga të gjitha mediat televizive u njoftua lajmi i bukur i dhënies së çmimit NEUSTADT për shkrimtarin simbol të kombit shqiptar, Ismail Kadare.
Çmimi i respektuar u dha nga SHBA, vendi i lirisë, i demokracisë dhe i vlerësimit pa paragjykime të vlerave të njerëzimit.
Mirëpo, duke dashur të tregojnë njëvlefshmërinë e këtij çmimi me atë të Nobelit në Stokholm mediat tona e bëjnë lëmsh prezantimin me një komunikim të allosojt.
Ja një pjesë e fjalisë: "... çmimin Neustadt, ose të ashtuquajturin Nobelin e Amerikës..."
Nëse për dikë shprehej me trajtën "i ashtuquajturi" atëherë dashur padashur i jep fjalisë shprehësi jo serioze në kuptimin më të mirë, apo tallës në kuptimin më të keq.
Ja krahasoni vetë: mik - i ashtuquajturi mik, i drejtë - i ashtuquajturi i drejtë etj.
Kujdes pra në hartimin e teksteve të komunikimit masiv se nē vend të vesh vetullat, nxjerr sytë!
Comments