top of page
Search

Paraja s'eshte gjithcka ,por per gjithcka duhet para

Nga Mirela Çela Jorgo

Në pjesën më të madhe të shoqërisë ku jetojmë, mbizotëron sistemi që thotë: Paraja bën gjithçka. Jam dakord, por Beauchesne thotë se “kush kujton se paraja mund të bëjë gjithçka, padyshim është gati, për të bërë gjithçka për para?! E këtu është tashmë dhe e keqja e madhe e një shoqërie që rënkon nga amoralizmi tipik në shoqëri.


Fatkeqe është një pjesë e vogël e shoqërisë si shtresë e mesme, por e ditur dhe e moralshme e shoqërisë që e kupton, por është nën presion mes dy shtresave poshtë e lart, që në të vërtetë janë të pamëshirshme. Ata lart se janë pa moral fare, dhe ato poshtë, se janë me moral të gabuar?! Kur them të gabuar se kanë injorancën e madhe.


Mjafton të shohësh publicitetin e " akademive " të sojit Mamaqi dhe kupton sa poshtë është ulur shoqëria duke patur shembuj të kësaj kategorie


Mamaqizimi i shoqërise shqiptare , zhdukja e shembujve plot vlera ne fushat e shkencës, kulturës artit ka çakorduar çdo perceptim pozitiv si duhet te jetë një i ri apo e re


Mamaqizimi i politikës ku mbijne individë që mbajnë ligjerata groteske " Si te jesh me dinjitet" " si të besosh tek vetja" " si të kesh sukses ne biznes" e pallavra të tjera po tkurrin vlerat dhe konceptin e njeriut të mirëarsimuar


Kaq shume para per akademi te tilla vetëm po budallallepsin ata që i ndjekin dhe po zbehin rolin e shkolles dhe shoqërise


E megjithatë, turma i ndjek....

Comments


bottom of page