top of page
Search

Partizani i vogël Velo dhe 3000 lekëshi i Kryeministrit Rama


Nga Nga Tanush Çaushi


Më bëri përshtypje para ca ditësh në një emision të njohur televiziv sesi kur drejtuesi I emisionit po pyeste Kryeministrin e vendit per hajdutllëkun e madh dhe të pashembullt të iceneratorëve.

Ai u ngrit dhe po pyeste pensionistët e ndodhur në studio se a e kishin marrë 3000 lekëshin e rezistencës sociale. Me këtë veprim prej "kavalieri" dredhonte duke u munduar të injoronte argumentet e hajdutërisë së mbeturinave.

Dhe dredhia funksionoi. Kjo skenë banale e shpëtoi Kryeministrin të jepte llogari për milionat e munguara e të rrëmbyera nga bashkëshortët.


Në atë moment, në mënyrë arrogante e jashtë kohe fillloi të rendiste me ton te ngritur investimet që do te kryhen ne Shqipëri njëqind vjeçarin e ardhshëm duke na lënë pa fjalë.

Shqipëria një superfuqi energjitike që do eksportojë dhe një Parajsë tokësorë e lakmuar.

Nuk po arrija ta kuptoja nëse në studio ishte Kryeministri i vendit tim, ai të cilin e paguajmë me taksat tona dhe besojmë në fjalën e tij, apo një Pasha prepotent i kohës otomane.


Duke ndërruar kanalet e televizioneve mezi gjejmë shpëtim në një film edhe pse i transmetuar dhjetra vite më parë duket sikur na ngushëllon. Ishte “Partizani i Vogël Velo“ dhe pulti i telvizorit si padashur, qëndroi në këtë film.

Velua po largohej nga shtëpia edhe pse nuk kishte mbushur moshën. Më ngjau ai me djemtë e rinj të sotëm që po largohen nga vendi sepse nuk munden t'i rezistojnë të keqes ashtu si Velua. Atëherë, i drejtojnë sytë nga deti e qielli, dy rrugët e mundshme për të shkuar emigrantë sapo të mbushin moshën.


Ka ardhur koha që më mirë shikojmë filmat me tematikë partizane sesa aktualitetin e prezantuar nga Kryeministri i vendit dhe sherrxhinjtë e studiove tona televizive.

Kryeministri yne i rrethuar nga shpura e tij në formën e një haremi modern, për ç'do mandat të ri që merr, fiton një tipar të ri Sundimtari. Dhe sa herë që bie fjala për opozitën, një nënqeshje tinzare e gjithë ironi ofenduese dëgjohet në gojën e tij.


Po, ke te drejte Opozita duhet mëperkëmbur dhe bashkë me të edhe populli që dëgjon batutat tuaja!...


Z. kryeminister, juve po talleni me dhimbjen e pensionistëve duke u lëshuar thërrime buke.

Juve po i gjunjëzoni arsimtarët me konkurse false dhe kërcënime për vendin e punës

Juve e keni luksin të na tregoni një realitet që nuk ekziston, pasi opozita jonë nuk merret me problemet e komunitetit dhe të shqiptarëve, por po ndan pushtetin që nuk e ka.

Juve po shkatërroni investitorët dhe bizneset.

Juve po na vidhni përditë xhepat tanë të varfër në emër të luftës dhe në ditën me diell.

Atë duhet ta dëgjojmë të gjithë pa e kundërshtuar. Edhe pyetjet duhet të jenë të kujdesshme, pasi nëse përpiqesh të tregosh realitetin, je një nihilist antikombetar.


Ndërsa përpiqem të kuptoj në cilin vit jam, në kohën e pashallëqeve apo në kohën e zamanit, çdokush e ka mendjen për tu larguar në emigrim

- Nanë, une po largohem nga ky vend parajsor.

- Ku shkon biri i Nanës? Pse po iken? Rro me pensionin e Nanës që ju rrit 3000 leke vetëm për tre muaj!...

Dhe kështu moshat vegjetojnë brenda një jete me skamje, premtime, mashtrime e përgjumje sociale...

Ëndrra e rinise jo Atdheu, begatia, dashuria, vëllazëria në vendin e vet, por largimi, emigrimi, braktisja...

Po këtu kush do te jetojë, kush do ta gëzojë këtë vend të bekuar nga Zoti?...

Vetëm hajdutët?...

Vetëm të korruptuarit?...

Vetëm e keqja?...

Mos ndoshte kjo gjëmë, o Zot!...


Comments


bottom of page