Alush Avduli është poet i njohur çam. Ai është njëkohësisht edhe përkthyes i talentuar.
I urojmë suksese në krijmtarinë e tij letrare.
Po ju gostisim me disa poezi të tij...
PAS VDEKJES
Nëse mbas vitesh do më kujtoni
me mosqënien time
Më gjeni buzë një rruge të verbër
që askund të çon.
Me mundësinë e boshllëqeve
në sytë e shuar
Vështrimin e botës në pagjakësi
e ngjyej
Dhe gjithshka përfundon pa përfundim
Ju që s'keni vdekur
Dhe ju që jetoni akoma
Unë duke u kalbur
Në të nëndheshmen errësirë,
Ju përshëndes:Lamtumirë! Lamtumirë
Dhe ju njerëz që s'keni lindur
Pemë që akoma s'jeni djegur,
Këngë që s'kam për t'iu kënduar,
Ngjarje që s'kam për t'iu jetuar
Lamtumirë humbjet e mia të thella,
shpirtra të prajshëm
Sa mjergulla verore mbi lumë,
Lamtumirë!
Nuk sos një jetë të mrekullosh
Një jetë është pak për poetin , njerinë
Në pamundësi për më tepër
Lamtumirë! Lamtumirë!
NË VORREZA
Të vdekurit që heshtin
Pranë e pranë
E mohojnë ringjalljen
Se frikë e kanë
Koston e lartë të varrit.
?/?
Të kërkoj në rrugët e pikëllimit
Që më ofron vetmia,
Të kërkoj brenda errësirës
Të paraqëndrimeve të trurit
Dhe të ndjej që mbytej
Në gjolin e përditshëm të agonisë.
Ëndrra të hedhura në mbeturina.
E djeshmja e ka gdhendur epitafin e së ardhmes.
Po unë ç'kërkoj?.....
Comments