top of page
Search

PASIONET E MIA

Nga Mustafa HAXHI

Në moshën e fëmijërisë s’isha çapkën

Porositë e babait i skalita në mënd,

Jeta në fshatë, ishte goxha e vështirë

Ato më burrëruan, pa u rritur mirë.


Unë një pasion kisha përbrënda

Të gjuaja gushkuq, qiklla e mëllënja,

Me dërrasa,llastiqe, leqe e dhokanë

Në ullishte, ferra e pyje si gjuetar.


Me kokrra ullinj, e thërrime nëpër xhepe

Më pyesnin fshatarët: - ku shkon, ku vete?

Ulja kokën, e u flisja nëpër dhëmbë

Një gënjeshtër të bardhë u pata thënë.


U rrita vërtetë e u bëra burrë

Ai pasion s’vazhdoi më si dikur,

Bëra punëra të rënda, e të lehta

Sërish vazhdon më kërkon jeta.


Sot e tutje s’jam më si një herë

Mosha e tretë më trokiti në derë,

Shkova bleva aparat, fillo, e grep

Mos të luaj domino, e letra me pleq.


Ju ktheva prap pasionit si një herë

Jo më me zogj, por sporte të tjerë,

E bukur jeta e veshur me nder, e punë

Krenari kur lë pas mirësinë gjurmë.




Comments


bottom of page