top of page
Search

Pasioni për shkrimin i vajzave Era dhe Izabela Kordha

Ato janë nga Berati dhe e kanë pasion shkrimin dhe Letërsinë. Kanë nisur të shkruajnë poezi që në moshë të vogël. Më e vogla quhat Izabela që është 12 vjeç. Pasionantja e dytë quhet Era dhe është 19 vjeç.

Të panjohura ato trokasin në derën e lexuesit për të thënë diçka:

- Ne e duam Letërsinë dhe shkrimin. Na lexoni dhe na kuptoni. Kemi rrugë të gjatë për të bërë dhe jemi në hapat e para, por pasioni nuk ma mumgon. Po ju gostisim me fjalët ona që na kanë dalë nga shpirti dhe kanë formuar poezinë.

Izabela Kordha (12 vjeç)

ME GJITHE SHPIRT


E shoh që sot je i pikëlluar,

Të lutem, mos u shqetëso!

Merr buzëqeshjen time hua,

Dhe gjithë ditën me të kalo!


E shoh që ke mbetur këmbëzbathur ,

Të lutem, mos u mërzit!

Po të jap këpucët që kam mbathur ,

Po t’i fal me gjithë shpirt!

E shikoj se sot je lodhur boll

Të lutem, mos u trishto!

Merr ëndrrën time, të dua fort

Dhe me të gjithë natën lundro!


Bashkë me ëndrrën po të jap një zile

Dhe një bisk të blertë, urdhëro!

Një pëllumb të bardhë nga Zemra ime

Me krahët e tij ti fluturo!


Të lutem, o shoku im,

Ti mos u mërzit!

Gjithçka po ta fal

Me gjithë shpirt!...


 

Era Kordha(19 vjeç)


DEDIKIM


Ti fluturove me dallëndyshet

Lart në qiell, në pafundësi.

Qëkur ti ike dhe më le ,

Çdo gjë më duket bardhë e zi.

Lulet nuk po çelin më

Dhe kjo pranverë më duket gri,

Lëndinat s’ kanë më bar të njomë

Edhe pemët ngjajnë të vdekura.


Kudo që eci , më kot mundohem

Vetëm silueta jote më mban prej dore

Asgjë nuk më gjallëron ,

Thjeshtë ndiej trishtim,

Që vdekja të mori dhe mua më la jetim.


Comentários


bottom of page